Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit të shkollave të mesme sërish në protesta (VIDEO)

Nxënësit të shkollave të mesme sërish në protesta (VIDEO)

Shkup, 21 Tetor – Nxënësit duan që matura shtetërore të vazhdojë vetëm për ata të cilët vijojnë mësimin, kurse nxënësit e rinj të cilët do të regjistrohen, ti nënshtrohen modelit të ri të maturës.

“Riaktivizohen protestat e nxënësve të shkollave të mesme, tani edhe me përkrahjen e studentëve. Kërkesat e nxënësve janë të qarta, ata kërkojnë heqjen e testimit ekstern si dhe pjesëmarrjen aktive në përpilimin e një mature të re shtetërore e cila do të vazhdojë vetëm për gjeneratat e ardhshme”, transmeton Televizioni Koha.

Nxënësit duan që matura shtetërore të vazhdojë vetëm për ata të cilët vijojnë mësimin, kurse nxënësit e rinj të cilët do të regjistrohen, ti nënshtrohen modelit të ri të maturës.

“Sigurisht se nëse nuk na dëgjohen kërkesat do të ketë përsëri marshe, dhe nuk largohen mundësia për bojkot të mësimit dhe vendosjen e kampit sikur ai vjet”, tha Nikolla Krsteski, Plenumi i nxënësve, transmeton Televizioni Koha.

Marshin protestues e përkrahën edhe aktivistë të sektorit civil, politikan të pavarur dhe profesorë.

Protesta e nxënësve, e para për këtë vit shkollorë filloi prej parkut të qytetit, duke pushtuar rrugët kryesore të qendrës, për të arritur në fund tek ndërtesa e Ministrisë së Arsimit ku vërehej prania e madhe e njësiteve speciale të policisë që kishin formuar një rreth në të gjitha anët e ndërtesës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *