Home / Lajme / Maqedoni / Ostreni: BDI është shërbetor i Gruevskit, PDSH i Mijallkovit

Ostreni: BDI është shërbetor i Gruevskit, PDSH i Mijallkovit

22 Tetor – Pas një pauze të gjatë nga skena politike, Gëzim Ostreni përsëri kthehet në fokusin e ngjarjeve politike në Republikën e Maqedonisë, tashmë si kryetar i UNITETI-t.

Në një intervistë për “prizma.birn.eu.com” Gëzim Ostreni thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim ka ndërruar principet demokratike me praktika korruptive, për çka edhe ai ka dhënë dorëheqje dhe ka vendosur të qëndrojë në krye të subjektit të ri politik.

“Kur ndjeva se nuk po plotësohen idealet dhe arsyet për të cilat bënim përpjekje gjatë viteve 2001-2006, përfundova se ishte e nevojshme formimi i një subjekti të ri politik. Atëherë konstatova se partia ime amë nuk kishte më kapacitet të riorganizohet dhe se e ka humbur ndjenjën për zhvillimin e demokracisë në vend. BDI është vasale e VMRO-DPMNE-së. PDSH-në nuk do ta kisha komentuar se siç tha edhe kreu i kësaj partie ata janë “do smrt” me Mijallkovin”, ka deklaruar Ostreni.

Ai është i dëshpëruar nga moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, nga krimi organizuar që lidhet me Qeverinë në të cilën merr pjesë edhe BDI dhe nga presionet me të cilat ballafaqohen qytetarët. Por, nga ana tjetër ai thotë se i vjen mirë që nëpërmes “bombave” doli një pjesë e së vërtetës.

“Ne jemi të lumtur që Zaev ka publikuar manipulimet dhe krimet që kanë ndodhur në shoqërinë tonë”, ka theksuar Ostreni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *