Home / Lajme / Maqedoni / Ostreni: Të dënohen ata që na sollën Maqedoninë në këtë gjendje

Ostreni: Të dënohen ata që na sollën Maqedoninë në këtë gjendje

25 tetor-“BE-ja dhe amerikanët janë këtu, nuk do të vinin ata këtu për një problem të vogël, ky është një problem i madh i Maqedonisë, pasi që ne jemi vazhdimisht minoritet në politik. Ne zihemi dhe ata tani vijnë për të na qetësuar dhe treguar rrugën se ku duhet të shkojmë”, deklaroi Gëzim Ostreni, kryetar i UNITETI.

“Të gjitha thuan se atje po marrin pjesë katër parti, ndërsa unë them se atje po marrin pjesë dy anë. Në njërën anë janë VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH, ndërsa në anën tjetër LSDM-ja. Prej këtu del thënia se BDI-ja është vasal i VMRO-DPMNE-së. Zgjidhje është nëse njerëzit që janë fajtor ikin, nëse e duan Maqedoninë, por unë mendoj se më shumë e duan vetveten sesa Maqedoninë”, kështu është shprehur kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni në intervistën e tij dhënë për Radio Evropaelirë.
Sipas tij, në këtë situatë në të cilën vijnë përsëri ndërkombëtarët të na tregojnë se çka të bëjmë, përsëri do ta bëjmë gabimin e njëjtë nëse nuk dënohen ato që e kanë sjell Maqedoninë në këtë gjendje.

“BE-ja dhe amerikanët janë këtu, nuk do të vinin ata këtu për një problem të vogël, ky është një problem i madh i Maqedonisë, pasi që ne jemi vazhdimisht minoritet në politik. Ne zihemi dhe ata tani vijnë për të na qetësuar dhe treguar rrugën se ku duhet të shkojmë”, deklaroi Gëzim Ostreni, kryetar i UNITETI.

Gëzim Ostreni gjatë prezantimit të partisë së tij Uniteti është zotuar se partia e tij, e cila i përket qendrës së majtë, do të bëjë përpjekje për të sjell një koncept të ri liberal demokrat në Maqedoni dhe do të luftojë për konceptin qytetar në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *