Home / Lajme / Maqedoni / Pajazit Lika:’Kërkojmë llogari dhe ndricim të rastit, e jo akademi përkujtimore

Pajazit Lika:’Kërkojmë llogari dhe ndricim të rastit, e jo akademi përkujtimore

17 tetor-“Ali Ahmeti ka ardhur në shtëpinë tonë dhe ka thënë se, edhe nëse më përzini nga dera, unë do të hyjë në shtëpinë tuaj nga dritarja, duke u arsyetuar se, wshtw njeri i kësaj shtëpie. Cfarë njeri i shtëpisë time është, kur ai tani 9 vjet nuk po bënë asgjë për zbardhjen e vdekjes e komandant Ilirit”, pyet Pajaziti.

“Vllai im jo vetëm që u eliminua fizikisht, por edhe edhe juridikisht po zhdukin, duke dashur të zhdukin cdo gjurmë të tij, edhe pas vdekjes”. Ky është reagimi prekës për gazettën “Lajm”, i Pajazit Likës, vëllait të Isa Likës – Komandant Ilirit.

I dëshpëruar nga premtimet e panumërta, por të rrejshme, për ndricimin e vrasjes së vëllait të tij, Pajaziti ka vendosur të flas ekskluzivisht për gazeten “Lajm”, edhe për herë të parë të shpaslosë dyshime të pashpalosur deri tani, për atentatin e 19 tetorit të viti 2006, kur u vra një nga figurat më emblematyike të UCK-së, e që tronditi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.

Tani nuk ekziston as juridikisht. është fshirë gjithkund, sikur të mos kishte ekzistuar asnjëherë gjallë. Janë zhdukur listingjet e telefonave, raportet e policisë, që mund të ndihmonin për ndricimin e rastit. Kryeshefat e policisë kur zgjedhen në Tetovë, në fillim të mandatit zotohen se do ta ndircojnë këtë rast, deri në mes të mandatit, mirëpo pas një kohe, refuzojnë të na takojnë, e më vonë bile i mbyllin edhe telefonat. Sa mandate të kryeshefave kanë kaluar, kurse ende nuk është ndërmarrë asgjë për ndricimin e këtij rastit”, ankohet i pashpresw Pajazit Lika.

Akuzat e tij shigjetojnë para së gjithash, partinë në shqiptare në qeveri, për të cilën komandant Iliri, u pat sakrifikuar edhe ushtarakisht, por pat kontribuar edhe politikisht.

“Ali Ahmeti ka ardhur në shtëpinë tonë dhe ka thënë se, edhe nëse më përzini nga dera, unë do të hyjë në shtëpinë tuaj nga dritarja, duke u arsyetuar se, wshtw njeri i kësaj shtëpie. Cfarë njeri i shtëpisë time është, kur ai tani 9 vjet nuk po bënë asgjë për zbardhjen e vdekjes e komandant Ilirit”, pyet Pajaziti.

Nëntë vjet pas vrasjes, sivjet për herë të parë nuk do të ketë Akademi përkujtimore për Komandant Ilirin. Pajazitit nuk dëshiron të flasë shumë për akademinë.

“Kërkojmë llogari dhe ndricim të rastit, e jo akademi. Dua ta dimë se pse nuk po ndricohet rasti”, është decid Pajaziti.

Aq sa ndihen dhimbje për vëllain e vet, Isa Likën, aq ndien dhimbje edhe për bashkëluftarin e Isës, Harun Aliun.

“Haruni nuk e ndajë fare nga Isa. Edhe atë e kisha vëlla. Dy vite aktivitetet për përgatitjen e luftës i kemi zhvilluar nga një dhomë e përbashkët në shtëpinë tonë. Mendoj se për të njëjtin shkak, për të cilin e likuiduan Ilirin (Isa Likën), e likuiduan edhe Kushtrimin (Harun Aliun). Kishte shumë gjëra që i dinin vetëm ata dy”, thotë Pajaziti, duke mos i fshehur më dyshimet e tija.

Ndryshe Isa Lika, është vrarë më 19 tetor 2006 me armë automatike nga persona të panjohur të cilët e kanë gjuatur nga një veturë në lëvizje. Ata pas pas kryrjes së vrasjes janë larguar në drejtim të panjohur. Gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, Isa Lika ka qenë komandant në UCK, i njohur me nofkën komandant Iliri dhe ka udhëhequr Brigadën 112 të UCK-së-Mujdin Aliu, e cila ka vepruar në rajonin e Tetovë.(lajm)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *