Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Buxheti i vitit 2016 është antishqiptarë (VIDEO)

PDSH: Buxheti i vitit 2016 është antishqiptarë (VIDEO)

Shkup, 13 Tetor – Lsdm voton kundër buxhetit të vitit 2016 duke theksuar se një ndarje e tillë nuk është zhvillimore, reale dhe ekonomike. Ndërsa deputeti Gazmed Aliu nga PDSH-ja e qaunë si buxhet antishqiptar.

LSDM-ja deklaron votën kundër buxhetit, duke theksuar se një ndarje e tillë nuk është zhvillimore, reale dhe ekonomike. Nga partia opozitare thonë se buxheti prek rëndë xhepin e qytetarëve dhe kompanive.

“Do të pajtoheni z. Ministër se atë çokollatë që dëshironi ta grumbulloni në formë buxheti për vitin 2016 nuk mund ta përgatisin as qytetarët, as ekonomia, por ju keni zgjidhje me shkop magjik që quhet, “merr kredi”. Prandaj buxheti për vitin 2016 është joreal dhe jo zhvillimor. Këto para dhe mjete nuk i shpenzoni për zhvillim, por për shpenzime joproduktive që për fat të keq edhe në këtë buxhet nuk është e nevojshme t’i tejkaloni dhe t’i largoni nga buxheti”, deklaroi Marjanço Nikollovski, LSDM.

Ministri i Financave Zoran Stavrevski theksoi se sipas propozimit, qeveria vitin e ardhshëm planifikon të shpenzojë 3,18 miliardë euro, ose 6% më shumë se këtë vit.

“Më vjen keq që nuk do ta mbështesni buxhetin për vitin 2016 dhe mund të them se gaboni, ashtu siç gabuat vitet e kaluara kur nuk e dhatë mbështetjen për realizimin e projekteve të rëndësishme për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, rritjen e subvencioneve, rritjen e pensioneve dhe asistencës sociale si dhe ndërtimin e shkollave. Por është zgjedhja juaj se si do të votoni”, tha Zoran Stavrevski, Ministër i Financave.

Është planifikuar që nga tatimet dhe kontributet, të grumbullohen 2.87 miliardë euro, që do të thotë se deficiti në buxhet do të jetë 308,7 milionë euro, ose 3.2 % nga Prodhimi i përgjithshëm bruto. Për investime kapitale janë planifikuar 408 milionë euro, që nënkupton 12.9% më shumë se këtë vit.

Ndërkaq, edhe nga PDSH-ja vlerësojnë se buxheti është joreal dhe antishqiptar.

Për propozim buxhetin janë dorëzuar 418 amendamente. Debati parlamentar do të zgjatë edhe 9 ditë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *