Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-ja e Menduh Thaçit pret fitore historike në zgjedhjet parlamentare?!

PDSH-ja e Menduh Thaçit pret fitore historike në zgjedhjet parlamentare?!

21 tetor-Partia e Thacit angazhohet që shqiptarët e Maqedonisë të marin hisen e vertetë në institucionet e vendit, ndërsa kërkon reforma të vërteta në Komisionin Shtetëror Zgjedhor që zgjedhjet të mos falsifikohen nga asnjë parti politike.

PDSH e Menduh Thacit është partia më konstruktive opozitare gjatë bisedimeve për zbatimin praktik të Marrëveshjes së Përzhinos.

Partia e Thacit angazhohet që shqiptarët e Maqedonisë të marin hisen e vertetë në institucionet e vendit, ndërsa kërkon reforma të vërteta në Komisionin Shtetëror Zgjedhor që zgjedhjet të mos falsifikohen nga asnjë parti politike.

Me këto reforma PDSH-ja, mer garanca se asnjë votë nuk do të keqpërdoret, dhe më këtë partia e Thaçit është e bindur se në zgjedhjet e prillit do të marr një numër të madh të deputetëve shqiptar. Jozyrtarishtë mësohet se pretendon të mer së paku 15 deputetë.

Ndryshe, në deklaratat e fundit të grupit të punës, ku të pranishëm në rezidencën e BE-së me komisarin për zgjerim Johanes Han ishin të pranishëm edhe liderët politik, të vetmit që nuk komentuan ishin nga PDSH-ja e Menduh Thaçit!
Nuk ka informacione nëse Thaçi është në një linjë me BDI-në si që nuk dihet nëse si bllok shqiptar do të bëjnë presion në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së 2 qershorit, njofton “Dnevnik”.

Prej liderëve folën kryetarët e BDI-së dhe LSDM-së Ali Ahmeti e Zoran Zaev, ndërsa në vend të Nikolla Guevskit të VMRO-së foli Ilija Dimovski.

Për shkak të krizës politike në Maqedoni, PDSH-ja rrallë herë del në opinion me reagime dhe deklarata./Zhurnal/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *