Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Kërkon front të përbashkët opozitar, përjashton Zijadin Selën (VIDEO)

PDSH: Kërkon front të përbashkët opozitar, përjashton Zijadin Selën (VIDEO)

Tetovë, 02 Tetor – “Partia Demokratike Shqiptare i ka bërë ofertë partive opozitare që të marrin pjesë në një front të përbashkët opozitar ku nuk futet personi me emrin Zijadin Sela. Bëhet fjalë për person të korruptuar, të kriminalizuar.

Koordinatori i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë, Imer Aliu i ka ftuar të gjitha partitë politike opozitare në një front të përbashkët kundër qeverisë aktuale. Ai ka përjashtuar vetëm kreun e Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Selën.

“Partia Demokratike Shqiptare i ka bërë ofertë partive opozitare që të marrin pjesë në një front të përbashkët opozitar ku nuk futet personi me emrin Zijadin Sela. Bëhet fjalë për person të korruptuar, të kriminalizuar. Nuk dua më shumë të humbë kohë me këtë parti, e cila është një projekt i dështuar. Mirëpo mund të flasë për opozitën reale. Opozita reale është PDSH-ja e cila i ka ftuar të gjitha partitë politike që mendojnë se kjo qeveri është e dëmshme, në veçanti për shqiptarët”, deklaroi Aliu për TV21, transmeton Televizioni Koha.

Ai gjithashtu ka folur për reformën e rregullave zgjedhore, për negociatat politike dhe për Prokurorin Special.

Sipas tij, çdo gjë do të ishte më e lehtë poqë se zbatohet regjistrimi i popullatës në Maqedoni, e jo siç është tani, kur të gjithë tentojnë të manipulojnë me numrat dhe listat e votuesve. Aliu theksoi se pushteti aktual është fajtor për dështimin e regjistrimit në vitin 2011.

Lidhur me zgjedhjen e Prokurorit Special, deputeti Aliu potencoi se PDSH si opozitë ka dhënë dritën e gjelbër për Ligjin për Prokurorin Special, duke qenë të qetë sepse në partinë e tij nuk ka as krim as korrupsion. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *