Home / Lajme / Maqedoni / Për 9 muaj u ndaluan 77 shtetase të huaja (VIDEO)

Për 9 muaj u ndaluan 77 shtetase të huaja (VIDEO)

Tetovë, 15 Tetor – Gjatë nëntë muajve të kaluar pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendëshme në rajonin e Pollogut kanë realizuar 14 aksione. Në këto kontrolle janë zbuluar 77 shtetas të huaj, më shumë femra kanë qenë të angazhuara në lokale nate, kafene, si këngëtare, kamariere dhe valltare.

Gjatë nëntë muajve të kaluar pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendëshme në rajonin e Pollogut kanë realizuar 14 aksione ndaj qëndrimit ilegal të shtetasve të huaj dhe përfshirjen e tyre eventuale në tregëtinë e paligjshme me qenie njerëzore. Prej këtyre 14 aksioneve, në Tetovë janë realizuar 6 kurse në Gostivarë 8. Në këto kontrolle janë zbuluar 77 shtetas të huaj, më shumë femra. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nga Sërbia 35, nga Shqipëria 25, nëntë nga Bullgaria, katër nga Kosova, tre nga Bosnja dhe Hercegovinë dhe një nga Mali I zi. Sipas policisë së Tetovës, shetetaset e huaja, të moshës nga 20 deri 45 kanë qenë të angazhuara në lokale nate, kafene, si këngëtare, kamariere dhe valltare. Në këtë periudhë është regjistruar edhe një vetëparaqitje në Stacionin Policorë në Gostivarë të dy shtetaseve, edhe atë një nga Kosova dhe tjetra nga Bosnja dhe Hercegovina.Shtetasve të huaja të cilët kanë qëndruar ilegalisht në rajon, u janë shqiptuar dënime adekuate dhe më pas janë depërtuar në vendet e tyre amë. Poashtu në këto aksione janë ndaluar edhe 18 shtetase nga vendi që kanë punuar si këngëtare, valltare dhe kamariere.

Gjatë vitit të kaluar në rajonin që mbulon SPB-ja e Tetovës janë realizuar 23 aksione ku janë ndaluar 85 shtetase të huaja, më shumë nga Shqipëria, Kosova dhe Sërbia. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *