Home / Lajme / Maqedoni / Përkrahje për personat e verbër (VIDEO)

Përkrahje për personat e verbër (VIDEO)

Tetovë, 15 Tetor – Me rastin e Ditës Botërore të të verbërve, Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, në hapësirat e Komunës ashtu si tradicionalishtë edhe sot, priti Shoqatën personave të verbër.

Kryetarja Arifi ritheksoi edhe njëherë gadishmërinë e institucionit të cilin ajo drejton, për të ndihmuar këtë kategori të qytetarëve, njofton Televizioni Koha.

Mbështetja e komunës së Tetovës do të vazhdojë në vazhdimsi, ashtu siç deri më tani është bërë lirimi i trotoareve që ishin shëndruar në vendparkim për veturat. Largimi i automjeteve, mundëson qarkullimin më të lirshëm të kësaj kategorie të qytetarëvë. “Gjithashtu nuk do të mungoj përkrahja, që komuna ju jep talentëvë me pengesa në të pamurit, që të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në fushat ku janë të talentuar. Një nga ta është edhe Aldini, një fëmijë që premton shumë në të ardhmen në branzhin e muzikës me mjaftë talent në instrumentin e pianos. Mangësia në të pamurit nuk është nje hendikep, por një gjendje dhe kjo kategori e qytetarëve meriton vëmendje të njejtë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga komuna e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *