Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet 9 vjetori i vrasjes së Isa Likës – Ahmeti homazhe, Qufa pjesëmarrës.(VIDEO)

Përkujtohet 9 vjetori i vrasjes së Isa Likës – Ahmeti homazhe, Qufa pjesëmarrës.(VIDEO)

19 Tetor – Në vazrrezat e dëshmorëve në Tetovë sot me homazhe është përkujtuar nëntë vjetori i vrasjes së Isa Likës, komandant Ilirit.

Në homazhet e sotme, ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili në çdo përvjetorë ka mbajtur fjalime por kësaj radhe vetëm ka bërë homazhe me bashkëpuntorët e tij.

Poashtu në këtë përvjetorë ka marrë pjesë edhe Rafiz Haliti komandant Mësuesi i cili kohëve të fundit ka drejtuar kritika të ashpra ndaj BDI-së. Ai gjatë fjalimit të sotëm në emër të brigës 115, ka theksuar se ende luftat e shqiptarëve në Ballkan kanë përfunduar, njofton Tv Koha.
Në përvjetorin e nëntë fjalim para të pranishmëve ka mbajtur kryetarja e komunës së Tetovës dhe kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës të ushtrisë çlirimtare kombëtare Fazli Veliu.

Ndryshe, në homazhet e sotme ka munguar vëllau i Isa Likës Pajazit Lika i cili ditë më parë akuzoi pikërisht partinë shqiptare në pushtet se nuk ka bërë asgjë për ndriçimin e vrasjes së Isa Likës. Poashtu në mesin e atyre që morrën pjesë ishte edhe ish deputeti i BDI-së Zylfi Adili, i njohur si komandant Qufa i cili iu bashkua partisë Uniteti bashkë me Gëzim Ostrenin, transmeton Tv Koha.

Ndryshe, Isa Lika, u vra më 19 tetor 2006 me armë automatike nga persona të panjohur të cilët e kanë gjuatur nga një veturë në lëvizje. Gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, Isa Lika ka qenë komandant në UCK, i njohur me nofkën komandant Iliri dhe ka udhëhequr Brigadën 112 të UCK-së-Mujdin Aliu, e cila ka vepruar në rajonin e Tetovës.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *