Home / Lajme / Maqedoni / Përurohet rruga e asfaltuar “Servet Bajrami”, në lagjen Dutllëk të Gostivarit

Përurohet rruga e asfaltuar “Servet Bajrami”, në lagjen Dutllëk të Gostivarit

21 tetor-Banorët e rrugës “Servet Bajrami”, shprehen falënderim deri tek kryetari Bejta për investimin e realizuar, duke theksuar se edhe në mandatin e parë ishin kryer investime në ndërtimin e sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik.

Në prani të drejtuesve të Komunës së Gostivarit dhe banorëve lokal, në mënyrë solemne është vënë në përdorim rruga e asfaltuar “Servet Bajrami”, në lagjen Dutllëk të qytetit të Gostivarit.

Në prononcimin për mediat, kryetari i Komunës, Nevzat Bejta potencoi se investimi u realizua me kërkesë të banorëve.

“Lagjen e Dutllëkut kryesisht e kemi rregulluar që në mandatin e parë, rruga “Servet Bajrami”, kishte ngelur e pa asfaltuar dhe prej vitesh kishte ngelur në harresë. Banorët e lagjes kishin kërkesë dhe e pamë të arsyeshme ta realizojmë këtë projekt. Siç e shihni banorët lokal kanë investuar shumë në ndërtimin e shtëpive të tyre luksoze, dhe tani investimi i tyre ka vlerë më të madhe me rregullimin e rrugës. Edhe kjo rrugë bëhet si rrugët e tjera të Gostivarit”, theksoi kryetari Nevat Bejta, duke shtuar se: “Rruga është në një distancë rreth 500 metra, gjerësia rrotullohet nga 3 deri 5.5 metra varësisht nga konfiguracioni i rrugës kurse vlera arrin në 2 milion e 300 mijë denarë apo rreth 37 mijë euro, dhe rruga është ndërtuar sipas gjitha standardeve bashkëkohore”.

Banorët e rrugës “Servet Bajrami”, shprehen falënderim deri tek kryetari Bejta për investimin e realizuar, duke theksuar se edhe në mandatin e parë ishin kryer investime në ndërtimin e sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *