Home / Lajme / Maqedoni / Plenumi i shkollave të mesme perseri ne protesta

Plenumi i shkollave të mesme perseri ne protesta

16 Tetor – Ftojmë nxënësit e shkollave të mesme që të na bashkëngjiten në marshin e organizuar 21.10.2015 dhe ti themi ‘STOP TESTIMIT EKSTERN’”, thuhet në letrën publike të plenumit.

Plenumi i shkollave të mesme permes nje letre ka shprehur indinjaten e thelle per deklaraten e ministrit të arsimit, Abdylaqim Ademi, dhe injorimit nga organet kompetente, në reagimin e tyre ata thonë se nuk duan të jenë gjeneratë e eksperimenteve, për këtë arsye do të vazhdojnë me protesta nga 21 tetori i këtij viti.

“Prapë për fatin tonë po dëgjojmë nëpërmes deklaratave të ministrit për arsim të dhëna për media të ndryshme. Z. Ministër, ka paralajmëruar model të ri për vlerësimin ekstern, që është i fshehtë dhe të cilin planifikon ta nis nga janari i vitit 2016”, thuhet në letrën e Plenumit.

“Kërkojmë debat publik duke përfshirë të gjitha palët. Jemi për kualitet në arsim, andaj i ftojmë nxënësit e shkollave të mesme që të na bashkëngjiten në marshin e organizuar 21.10.2015 dhe ti themi ‘STOP TESTIMIT EKSTERN’”, thuhet në letrën publike të plenumit.

Ne leter thuhet se ministri u ka premtuar se edhe ata do të përfshihen në përpunimin e modelit të ri, por kësi lajmi deri në adresën e Plenumit nuk ka arritur,

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *