Home / Lajme / Maqedoni / Policia shpëton nga vetëvrasja 16 vjeçaren (VIDEO)

Policia shpëton nga vetëvrasja 16 vjeçaren (VIDEO)

Tetovë, 21 Tetor – Dramë e vërtetë ka ndodhur të martën mbrëma në fshatin Xhepçisht të Tetovës. Është dashur intervenimi i Policisë, zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë për të shpëtuar nga vetëvrasja një 16 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 kur 62 vjeçari O.Sh nga fshati Xhepçisht ka denoncuar se vajza e tij e mitur 16 vjeçare është ngjitur në ballkonin e nënkulmit në shtëpinë e tyre me qëllim që të hidhet, të kërcejë dhe të lëndohet. Për një kohë të shkurtë janë dërguar ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, njësia e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë takuar vajzën tek rrethojat e ballkonit. Me angazhimin e pjesëtarëve të policëve vajza është kapur dhe dërguar në brendinë e shtëpisë, ndërsa më pas është dërguar në spitalin Klinik të Tetovë ku është mbajtur për mjekim të mëtejshëm. Sipas Policisë së Tetovë, duke iu referuar të afërmve të tyre, vajza një kohë të gjatë është përballur me devijime psiqike, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin e Pollogut, janë regjistruar gjashtë vetëvrasje, tre në qytet dhe tre në fshat. Tre nga këta vetëvrasjet janë kryer me përdorim të armës së zjarrit, ndërsa tre me varrje në litarë. Sipas policisë së Tetovës, prej këtyre gjashtë vetëvrasjeve, tre janë femra dhe tre meshkuj, kurse sipas moshës shumica kanë qenë mbi moshën 30 vjeçare. Në dy vetëvrasjet e sivjetshme, shkak ka qenë devijimet nervore dhe sëmundjet, ndërsa në të tjerat nuk dihen shkaqet. Gjatë këtyre nëntë muajve, kanë ndodhur edhe 26 tentime për vetëvrasje pjesa dërmuese me helimim përmes tabletave, dy me tentim për varrje dhe me përdorim të thikës. Pjesa dërmuese e atyre që kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje, kanë qenë vajza, të moshës 18 deri në 30 vjeçare. 12 tentime kanë përfunduar me lëndime të lehta, shtatë me lëndime të rënda, dhe shtatë tentimet tjera pa pasoja për shëndetin, njofton Televizioni Koha.

Gjatë këtij viti janë regjistruar edhe 16 raste tragjike, prej të cilëve dy kanë përfunduar me pasoja tragjike, ndërsa në pjesën dërmuese të këtyre rasteve pakujdesia ka qenë faktorë kryesorë për ndodhjen e tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *