Home / Lajme / Maqedoni / PROKURORI SPECIAL TË HETOJË EDHE RASTIN “JUGOHROM” (VIDEO)

PROKURORI SPECIAL TË HETOJË EDHE RASTIN “JUGOHROM” (VIDEO)

Tetovë, 21 Tetor – Lëvizja Eco Guerilla njoftojmë opinionin se jemi të detyruar që sërish t’u kthehemi aktiviteteve tona me qëllim që të detyrojmë institucionet që të zbatojnë ligjet dhe të mbrojnë mbi 200 mijë qytetarët nga helmimi masiv që po shkakton fabrika e Jugohromit dhe faktorët tjerë në rrethin e Tetovës.

Pas heshtjes së gjatë të institucioneve siç janë Prokuroria Publike në Tetovë, Avokati i Popullit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Qeveria në përgjithësi, ne Lëvizja Eco Guerilla njoftojmë opinionin se jemi të detyruar që sërish t’u kthehemi aktiviteteve tona me qëllim që të detyrojmë institucionet që të zbatojnë ligjet dhe të mbrojnë mbi 200 mijë qytetarët nga helmimi masiv që po shkakton fabrika e Jugohromit dhe faktorët tjerë në rrethin e Tetovës.

Duke marrë parasysh kapadahillëkun e Jugohromit në raport me Qeverinë dhe faktin se përmendet në “Bombën e 28-të”, ne kërkojmë dhe besojmë se është obligim i Prokurorit Special të hetojë edhe këtë rast, për të cilin NE MENDOJMË SE ËSHTË SHUMË SERIOZ DHE ME PASOJA AFATGJATE ndaj shëndetit të gjeneratave të tëra. TOLERIMI I JUGOHROMIT NUK DUHET TOLERUAR NË ASNJË MËNYRE.

Andaj, presim nga Prokurori Special të hetojë dyshimet për mënyrën e pajises me leje të Jugohromit dhe vazhdimit të të njëjtave, duke mos zbatuar asnjë plan të propozuar nga menaxhuesit e saj.

Prokurori Special është i obliguar të hetojë këtë rast nga Marrëveshja e 2 Majit, por edhe opinioni patjetër të dijë përgjigjet e pyetjeve:

1. Si mund që Jugohromi të vazhdojë afatet për instalimin e filtrave deri në pafundësi, duke mos dhënë asnjë llogari institucioneve?

2. Sa leje i janë dhënë, në bazë të cilave kritere dhe cilët ministra kanë nënshkruar ato leje? A është dhënë ryshfet dhe kujt?

3. Pse nuk u ndalë prodhimi deri në vendosjen e filtrave, siç ndodhi me ‘Makstil’?

4. Pse institucionet shëndetësore nuk japin të dhëna lidhur me rritjen e rasteve të vdekjes nga kanceri , të sëmundjeve në organet e frymëmarrjes, në Tetovë dhe rrethinë?

5. Kush përfiton nga helmimi që shkakton Jugohromi dhe sa është ky fitim i tyre?

6. Si është e mundur që Jugohromi, edhe përskaj thyerjes së ligjeve dhe ndotjes alarmante, si gjobë të paguaj një shumë simbolike prej disa qindra eurosh? Pse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor nuk e gjobit në bazë të ligjit, ashtu siç ndodh me kompanitë tjera private?

7. Pse pjesa më e madhe e deputetëve nga zona e Tetovës nuk kanë ngritur zërin ndaj helmimit masiv të banorëve që përfaqësojnë?

8. Pse deri më tani ka heshtur Avokati i Popullit, i cili ka obligim ligjor e kushtetues të mbrojë qytetarët e rrezikuar të Tetovës dhe komunave përreth?

U BËJMË APEL QYTETARËVE QË TË MBËSHTESIN NË TË GJITHA FORMAT AKTIVITETET TONA NË VAZHDIM, ME QËLLIM TË ARRITJES SË QËLLIMIT TONE MJAFT HUMAN.

Gjithashtu, i vihemi në dispozicion Prokurorit Special për çdo asistencë të mundshme nga ne si Lëvizje, me qëllim që përgjegjësit e helmimit dhe tregëtarët e shëndetit tonë të marrin burgun e merituar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *