Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria Speciale e minuar

Prokuroria Speciale e minuar

28 Tetor – E gjithë puna e prokurores speciale, Katica Janeva, është ndaluar. Pa para, ekip dhe kushte për punë, Prokuroria Speciale ende nuk mund të nis të punojë.

E gjithë puna e prokurores speciale, Katica Janeva, është ndaluar. Pa para, ekip dhe kushte për punë, Prokuroria Speciale ende nuk mund të nis të punojë.

Pa para, me gjysmë ekipi i cili nuk ka dhënë betim dhe pa hapësira për punë, gjendja e Prokurorisë Speciale është në status quo. Afatet ligjore sipas së cilave Qeveria do të duhej ta miratojë buxhetin e planifikuar kaloi, ndërkaq ka kaluar edhe afati, ku Ministria e Drejtësisë do të duhej t’i sigurojë hapësira dhe kushte për punë ekipit të Janevës. Nga Qeveria dhe Ministria për Financa REL, nuk ka marrë asnjë përgjigje, në lidhje me atë se a janë rishikuar të paktën planet financiare në seancë, apo, vetëm buxheti është miratuar.

Megjithatë puna e Janevës, edhe më shumë është bllokuar me atë se shtatë prokurorët të cilët u zgjodhën nga Këshilli i Prokurorëve nuk dhanë betim në shenjë proteste për shkak të moszgjedhjes së 7 kolegëve të tjerë, transmeton Portalb.

“Tanimë një muaj punoj vet, hapësirat e mia janë në Ministrinë për Drejtësi, kam një ndihmës të caktuar nga ministri i nderuar, dhe më tej nëse do të duhet do të punoj me gjysmë ekipi, dhe çdo ditë do të paraqesë kërkesë deri te Këshilli i Prokurorëve që të ma plotësojnë ekipin”, ka thënë Janeva.

Janeva nuk është përgjigjur në pyetjen se ajo a ka nisur vetë që t’i rishikojë materialet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara, por as në atë se a ka paraqitur kërkesë të re për plotësimin e ekipit.

Kjo situatë e pamundëson ligjërisht qëllimin e Prokurorisë Speciale, thonë ekspertët juridik.

Profesor Osman Kadriu, thotë që pjesa më e madhe e përgjegjësisë për bllokimin e fillimit të punës së Janevës, e mban Qeveri dhe Parlamenti, sepse ata i kanë sjellë aktet ligjore me të cilat Prokuroria do të duhej të fillojë me punë.

“Të ju tregojë drejtë, tani parashtrohet pyetja çfarë do të bëhet më tej? Unë mendoj që për fillim mundet të fillojë Prokuroria Speciale të punojë dhe t’i realizojë funksionet e saja, ndërkaq kjo që ndodhë rreth moskompletimit të ekipit të Prokurorisë me kuadro tjerë, pa dyshim që do të ketë pasoja të mëdha në lidhje me efikasitetin”, vlerëson Kadriu, njofton REL.

Ajo shton se tanimë shtat ndihmës-prokurorët e zgjedhur, patjetër duhet të japin betim që të autorizohen. Kadriu shpjegon se ata në këtë situatë, sipas ligjit, nuk mundet të ndërmarrin asnjëfarë veprime juridike dhe që të mos ndikojë në punën e Janevës, ata patjetër duhet të japin betim dhe ajo të fillojë me punë me këtë përbërje, ndërkaq në ndërkohë të bëhet trysni për zgjidhjen e çështjes kadrovike dhe financiare.

Përderisa të japin betim anëtarët tjerë të ekipit, Janeva mundet edhe vet të fillojë me rishikim e lëndëve, thotë Kadriu.

“Megjithatë, edhe pse ajo është prokurore speciale dhe e ka fjalën e fundit, prapë, pa tjerët nuk do të mundet fizikisht të qëndrojë, për atë mendimi im është se këto kolegët të cilët janë të zgjedhur duhet menjëherë të japin betim dhe të fillojë me ato, për fillim do të jenë të mjaftueshëm, , që të mundet veprimet konkrete t’i ndërmerr”, thotë Kadriu.

Në ndërkohë, pritet që prokurori publik shtetëror, Marko Zvrlevski, Ashtu siç ka paralajmëruar, të paraqesë iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vërtetimin e kushtetutshmërisë së ligjit për Prokurori Special

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *