Home / Lajme / Maqedoni / Propozohet asociacioni i komunave shqiptare në Maqedoni (VIDEO)

Propozohet asociacioni i komunave shqiptare në Maqedoni (VIDEO)

Tetovë, 15 Tetor – Lëvizja për Unitet të Shqiptarëve në Maqedoni qendra rinore, ka dalur me propozim që edhe në Maqedoni të formohet asociacioni i komunave shqiptare si një veprim që do t`i paraprinte federalizimit.

Sipas drejtuesve të kësaj lëvizje ky propozim bazohet në marrëveshjen që arritën Kosova dhe Sërbia në muajin gusht në Bruksel, ku lejohet themelimi i asociacionit të komunave sërbe në Kosovë, tha Ardian Kurtishi aktivist.

“Duke patur parasysh që Maqedonia përballet me probleme të natyrës etno-politike si Kosova, si dhe duke parë potencën demografike të shqiptarëve këtu e cila është pakrahasueshmërisht më e madhe se komuniteti sërb në Kosovë, mendojmë se një variant i tillë i rregullimit të raporteve administrative territoriale mund të aplikohet edhe këtu, si fazë e parë drejt një rregullimi të mëvonshëm federalist të vendit. Qendra rinore pranë lëvizjes për Unitet të Shqiptarëve në Maqedoni del me këtë propozim parimorë se si mund të realizohet apo duket një ide e këtillë edhe këtu tek ne. Kjo është vetëm një draft fillestarë i këtij propozimi të cilin në e kemi quajtur Asociacioni i komunave Shqiptare në Maqedoni”, deklaroi Ardian Kurtishi aktivist i lëvzijes për Unitet, transmeton Televizioni Koha.

Sipas kësaj lëvizje bashkimi në një asociacion do të nxjerrë shqiptarët nga pozita e inferioritetit.

“Bashkimi në një asociacion të këtillë të komunave me një shumicë apsolute ose relative shqiptare të popullsisë, mund të çlirojë energjitë poiztive të shqiptarëve këtu duke i nxjerrë ata nga pozita e inferioritetit politik e kushtetues si dhe duke ofruar mundësi për një zhvillim të shpejtuar e të qëndrueshëm ekonomik”, theksoi ai. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *