Home / Lajme / Rajon / Rama-Dules: Ti dhe vëllezërit e tu grekë s’jeni pronarë të ortodoksisë në Shqipëri

Rama-Dules: Ti dhe vëllezërit e tu grekë s’jeni pronarë të ortodoksisë në Shqipëri

16 tetor-
Ndërsa e ka akuzuar Dulen se shumë shpesh e ka përdorur fenë për politikë, Rama i ka kujtuar kreut të PBDNJ se ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë grekë, por vetëm në juridiksionin e republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama është thirrur në një interpelancë nga deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule lidhur me prishjen e kishës së Dhërmiut disa muaj më parë nga Inspektorati Kombëtar të Mbrojtje së Territorit.

Në fjalën e tij me këtë rast, Dule e cilësoi shembjen e kësaj kishe si hapin më të errët në lidhje me të drejtat e njeriut dhe lirinë fetare në vendin tonë, ndërsa i kujtoi kryeministrit se vetë ai kishte çuar në Francë 4 përfaqësuesit e komuniteteve fetare për të treguar tolerancë fetare në vendin tonë.

Nga ana e tij, Rama e ka cilësuar interpelancën në të cilën është thirrur nga Dule si diçka që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me të, ndërsa ka deklaruar edhe një herë se ngrehina të cilën kreu i PBDNJ i referohet si kishë, në fakt nuk ka qenë për asnjë ditë e tillë.

Ndërsa e ka akuzuar Dulen se shumë shpesh e ka përdorur fenë për politikë, Rama i ka kujtuar kreut të PBDNJ se ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë grekë, por vetëm në juridiksionin e republikës së Shqipërisë.

“I dashur Vangjel, më ke thirrur në një interpelancë të gabuar, por detyrimi imë është të japë llogari para kuvendit edhe kur gabimisht më adreson mua për bëma dhe të pabëra që s’kanë lidhje të drejtpërdrejtë me detyrën time. Ngrehina e rrëzuar për të cilën ju i dashur Vangjel po edhe shumë të tjerë bëtë aq shumë potere, nuk është kisha martire e Shën Thanasit, në fakt ajo nuk ka qenë kishe asnjë ditë të vetme. Habitem se si një njëri si ju, që fenë e ka përdorur shpesh për të bërë politik, nuk e di atë që kanonet kishtare na mësojnë se, jo çdo objekt kulti meriton të quhet kishë. IKMT nuk ka shembur në fakt një kishë, për mua ajo ishte thjesht një ngrehinë e rëndomtë pa leje, një stallë e ndërtuar në mënyrë skandaloze jo nga kisha po nga brutaliteti individual pas viteve 90, mbi një monument historik. .. S’e kam kuptuar asnjëherë se si ju dhe vëllezërit tuaj me kombësi greke ndiheni pronarë të ortodoksisë në Shqipëri. Dua t’ju kujtoj se ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë kurrë dhe nuk do të jenë kurrë grekë dhe liritë e tyre nuk janë në asnjë juridiksion tjetër përveçse në atë të republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.
(gazeta-Shqip.com)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *