Home / Lajme / Rajon / Rama: Së shpejti në Tiranë samiti i parë i diasporës (VIDEO)

Rama: Së shpejti në Tiranë samiti i parë i diasporës (VIDEO)

Nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kryeministri Edi Rama lajmeroi organizimin e te parit samit te diasporas per te konsideruar opinionet, vlerësimet, gjykimet dhe paragjykimet e mundshme në Diasporë lidhur me Shqipërinë. Ketij qellimi do t’I vije ne ndihme edhe anketa me diasporën shqiptare në Amerikë.

Ne perpjekje per te identifikuar qasjen e Diaspores shqiptare per Shqiperine dhe zhvillimet ne te, nje vit me pare qeveria nisi projektin e bashkepunimit me qendren per zhvillimit nderkombetar te Harvardit. Nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kryeministri Edi Rama lajmeroi organizimin e te parit samit te diasporas per te konsideruar opinionet, vlerësimet, gjykimet dhe paragjykimet e mundshme në Diasporë lidhur me Shqipërinë. Ketij qellimi do t’I vije ne ndihme edhe anketa me diasporën shqiptare në Amerikë.

“Mbi këtë bazë kemi vendosur të organizojmë një samit të parë të Diasporës ku do të ftojmë njerëz nga e gjithë Diaspora shqiptare në Amerikë ose Europë, njerëz me kontribute të kahershme, njerëz me kontribute të reja, njerëz të sferave të ndryshme për të bërë një diskutim të madh kombëtar për të parë se çfarë mund të bëjmë sëbashku lidhur me marrëdhënien dhe ndërveprimin me diasporën”-tha Rama.

Gjate vizites ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kryeministri Rama mbajti fjalen e tij ne Asamblene e Pergjithme te OKB, e dyta brenda dy vitesh, fjalim te cilin Rama e cilesoi si një mundësi për të konstatuar evoluimin që roli i Shqipërisë dhe politika jonë e jashtme kanë sjellë në imazhin e vendit tonë.

“Jemi vënë në kushtet ku na është dhënë mundësia të flasim dhe të japim kontributin tonë dhe jemi vlerësuar realisht për çka Shqipëria ka bërë në këtë periudhë kohe dhe për çka ne kemi kontribuuar në këtë sesion kaq të posaçëm për faktin se në sesionin e radhës u ra dakord edhe për axhendën e zhvillimi të 15 viteve të ardhshme.”-tha Rama.

Ne Samitin e OKB eshte diskutuar edhe per Kartës Globale, e cila sipas kryeministrit Rama do te nise duke përfshirë në kurikulën e sistemit arsimor një kartë vlerash, një kartë ku të gjithë fëmijët edhe më të rinjtë të njihen me domosdoshmërinë dhe të kuptojnë domosdoshmërinë e respekti të fesë së tjetrit, të identitetit të tjetrit, të ngjyrës së tjetrit të historisë së.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *