Home / Lajme / Maqedoni / RDK, anulimi progres raportit për vendin është shenjë e keqe

RDK, anulimi progres raportit për vendin është shenjë e keqe

14 tetor-Sipas RDK-së në justifikimin e Brukselit zyrtar thuhet se anulimi i progres raportit bëhet për shkak të krizës së refugjatëve, por ne jemi dëshmitarë se kur bëhet fjalë për Maqedoninë kjo ndodh për shkak të dështimit serioz të aktorëve politik në respektimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos dhe rekomandimeve të raportit Pribe.

“Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh shqetësim për mesazhet negative që vijnë nga ana e Brukselit zyrtarë në lidhje me progresin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Ky mesazh është edhe një shenjë e keqe për vendin sepse bëhet anulimi i afatit të dorëzimit të progres raportit për Maqedoninë në një afat të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Sipas RDK-së në justifikimin e Brukselit zyrtar thuhet se anulimi i progres raportit bëhet për shkak të krizës së refugjatëve, por ne jemi dëshmitarë se kur bëhet fjalë për Maqedoninë kjo ndodh për shkak të dështimit serioz të aktorëve politik në respektimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos dhe rekomandimeve të raportit Pribe.

“Rilindja Demokratike Kombëtare rithekson për të satën herë se këta aktorë politik kanë shkaktuar dëm të pariparueshëm për vendin, dhe kjo konfirmohet edhe në momentet më delikate të definimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Anulimi i afatit të dorëzimit të progres raportit është edhe një argument shtesë se shumëçka keq është duke shkuar për vendin, dhe për këtë arsye kërkohet ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan. Këta politikan nuk meritojnë t’u jepet shans të dytë sepse shteti nuk ka kapacitet të ballafaqohet me shanse të dyta të këtij lloji”, thonë nga RDK-ja

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *