Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Seancat gjyqësore të aferës së përgjimeve të emetohet direkt në televizionet nacionale

RDK: Seancat gjyqësore të aferës së përgjimeve të emetohet direkt në televizionet nacionale

07 Tetor – Ky propozim i fundit është kulminacioni i degjenerimit total të këtij pushteti dhe prandaj kërkojmë ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtarë

Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon nga komuniteti ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan që njëherë e përgjithmonë ti jap fund lojërave të fëlliqura të këtij pushteti autokrat, dhe kjo u vërtetua për të satën herë edhe me propozim-ligjin e fundit të propozuar nga BDI-VMRO për ndalimin e çdo publikimi të përgjimeve që vet ky pushtet e ka realizuar deri më tani. Ky propozim i fundit është kulminacioni i degjenerimit total të këtij pushteti dhe prandaj kërkojmë ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtarë sepse ky pushtet është duke shkatruar çdo investim që ky komunitet ndërkombëtarë ka bë për këtë vend për këto 25 vite të pluralizmit. Në të kundërtën, kjo tolerancë do të sjellë një anarki totale me pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim konsistent se të gjith aktorët politik do të duhet të marrin përgjegjësi konkrete për të gjith këtë degjenerim që i është bë këtij shteti dhe kësaj shoqërie, dhe prandaj propozim-ligji për ndalimin e publikimit të përgjimeve para se të respektohet marrëveshja e Përzhinos në lidhje formimin e komisionit anketues në kuadër të parlamentit që do të merret me ndëshkimin e përgjegjësve të aferës së përgjimeve, nuk duhet toleruar. Në të njëjtën kohë, ky propozim-ligj mund të pasoj vetëm pas përfundimit të procedurës së prokurorisë speciale që është themeluar enkas për të vërtetuar keqpërdorimet e aferës së përgjimeve. Si kundër përgjigje ndaj këtij propozim-ligji, Rilindja Demokratike Kombëtare propozon që ngritja e padive nga ana e prokurorisë speciale ndaj gjith shkelësve të aferës së përgjimeve të emitohen direkt në të gjitha televizionet nacionale të gjitha seancat gjyqësore, me qëllim që e tërë popullata të shohi degjenerimin e të gjith aktorëve politik që e kanë shkaktuar këtë dëm kaq të madh ndaj shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Shërbimi për Informim – RDK,

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *