Home / Lajme / Maqedoni / Reagon LR-PDSH ne lidhje me propozim-ligjin e BDI-VMRO (VIDEO)

Reagon LR-PDSH ne lidhje me propozim-ligjin e BDI-VMRO (VIDEO)

Tetovë, 07 Tetor – Kjo është tendencë e fundit e BDI-së për ti bërë atentat njëherë e përgjithmonë lirisë – lirisë së fjalës. Këtë e kanë bërë në mënyrë tinëzare 13 vite me radhë prej kur u instaluan në skenën politike, tani e bëjnë shumë publikisht me propozime konkrete në Parlament. Me propozim-Ligj.

Dje u munduan ta vrasin Lirinë dhe sot mundohen të arsyetojnë pse donin ta vrisnin lirinë, siç thanë “për të mbrojtur nga shantazhimi njerëz me veprime që kanë të bëjnë me çështje private”. Nuk është çështje private sistemi që duhej mbrojtur nga ana e Ministrit e Punëve të Brendshme tuajin dhe shefin e shërbimit sekret po ashtu tuajin, që mbronin dhe mbrojnë sistemin në kurriz të qindra viteve burg të shqiptarëve të Sopotit është çështje shume publike dhe gjithë-shqiptare.

“Monstra”! Ku i dihet, mund të jetë edhe çështje private e Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit për favore të ndërsjella, por akuzat ishin shumë publike kinse shqiptarët fundamentalist dhe radikal paskan vrarë. Bastisjet që ndodhën në gjysmën e trojeve shqiptare në Maqedoni, u munduan të nxijnë imazhin e nënave dhe motrave tona, kjo nuk është çështje private, por është shumë publike dhe publikisht duhet të përgjigjeni.

“Lagjja e trimave” dhe Kumanova është tmerr që e përjetuan të gjithë shqiptarët e Kumanovës por edhe të tjerët, pa kursyer grup-moshat, a janë fëmijë, pleq e të rritur, a janë gra apo burra, kjo assesi nuk mund të jetë çështje private, por shumë publike. Vitet burg që parashihnit me propozim-Ligj për ata që do t’i thonë këto të vërteta, nuk do të na pengojnë për t’i thënë këto të vërteta.

Instikti mbrojtës i juaji është çështje private e juaja, por dënimin do ta merrni shumë publikisht ditën e zgjedhjeve, e pastaj do të përgjigjeni për çdo krim që keni bërë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *