Home / Lajme / Maqedoni / Restrikcioni i ujit vazhdon në Tetovë (VIDEO)

Restrikcioni i ujit vazhdon në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 21 Tetor – Drejtori Xhelal Ceka, tha se me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije për të gjithë qytetarët në të gjitha lagjet e qytetit fillohet me restrikcion prej disa orësh edhe atë nga ora 17:00 deri në orën 19:30 të ditës, dhe nga mesnata (01:30) deri në orën 04:30 të mëngjesit.

Tetovë, 21 Tetor – Gjatë stinës së vjeshtës situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Tetovës nuk do të jetë ajo që ka qenë në muajt e verës, por do të ketë përmirësime të dukshme në furnizimin e me ujë të pijshëm për qytetarët e Tetovës, kjo për shkak të rreshjeve me shi që kanë ndikuar në rritjet e sasisë së ujit në burrime. Megjithatë restrikcioni i ujit do të vazhdojë edhe për një kohë të pacaktuar. Kështu beri të ditur drejtori i NPK-së Xhelal Ceka. Sipas tij gjatë periudhës së vjeshtës edhe pse është pritur të ketë përmirësim në furnizimin me ujë për pije, megjithatë sasia e shtuar në burrime nuk ka qenë e mjaftueshme për të arritur kapacitet të plotë, raporton Televizioni Koha.

Në ndërkohë sipas drejtorit Ceka, restrikcioni i ujit do të vazhdojë edhe më tej, çka do të paraqet problem për furnizim me uj të pijshëm për qytetarët e Tetovës.

Sipas tij, vetëm, gjatë ditës së mërkurë ka tre defekte në vende të ndryshme në Tetovë. Ndryshe, si pasojë e mungesës së ujit në burime, më tre shtatorë, Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë ka vendosur që të bëjë restrikcion të ujit të pijshëm. Ky vendim është marrë pas analizave të bëra ku për pasoja shumë lagje në Tetovë, kishin ngelur pa ujë të pijshëm.

Drejtori Xhelal Ceka, tha se me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije për të gjithë qytetarët në të gjitha lagjet e qytetit fillohet me restrikcion prej disa orësh edhe atë nga ora 17:00 deri në orën 19:30 të ditës, dhe nga mesnata (01:30) deri në orën 04:30 të mëngjesit. Pjesa qendrore e Tetovës dhe disa vende në periferi vazhdojnë të kenë problem me ujin e pijshëm. Banorët janë shprehur të revoltuar me mungesën e ujit në këto pjesë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për këtë problem, kurse pjesët periferike të Tetovës një kohë të gjatë kanë probleme me ujin e pijshëm, kurse në pjesët tjera banorët shfrytëzojnë sistemin me rrymë elektrike (hidrofor) për t`u furnizuar me ujë të pijshëm, transmeton Televizioni Koha.

NPK “TETOVA” Tetovë u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të shpërdorimit të ujit dhe të njoftojnë kur kanë probleme me furnizimin me ujë për pije. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *