Home / Lajme / Maqedoni / Rihet nxënësi i shkollës së Mjekësisë (VIDEO)

Rihet nxënësi i shkollës së Mjekësisë (VIDEO)

Tetovë, 28 Tetor – 17 vjeçari nga fshati Sellcë, nxënës i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” të martën rreth orës 13.00, fizikisht është sulmuar nga një moshatar i tij nga Tetova dhe disa persona tjerë të cilët kanë qenë së bashku me sulmuesin.

17 vjeçari nga fshati Sellcë, nxënës i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” të martën rreth orës 13.00 ka denoncuar se në dalje nga një Hamburgeri, në afërsi të shkollës, fizikisht është sulmuar nga një moshatar i tij nga Tetova dhe disa persona tjerë të cilët kanë qenë së bashku me sulmuesin. Fillimisht atë e ka sulmuar në kokë, ndërsa më pas janë kyçur edhe personat e tjerë, duke e goditur me grushta dhe I kanë shkaktuar lëndime të dukshme.17 vjeçari ka arritur që të ikë në një lokal tjetër ku është pastruar dhe më pas është kthyer në shkollë.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, tashmë disponon me informacione për identitetin e të involvuarve në këtë prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe gjatë ditës ata do të ftohen për bisedë informative dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë edhe padi adekuate. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *