Home / Lajme / Botë / Rrëzohet aeroplani rus me mbi 200 pasagjerë

Rrëzohet aeroplani rus me mbi 200 pasagjerë

31 tetor – Aeroplani me 217 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, i cili po fluturonte mga Sharm el-Sheik i Egjiptit për në Shën Petersburg të Rusisë është rrëzuar në afërsi të Qipros

Aeroplani me 217 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, i cili po fluturonte mga Sharm el-Sheik i Egjiptit për në Shën Petersburg të Rusisë është rrëzuar në afërsi të Qipros.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e e shtypit e kryeministrit egjiptian.

Aeroplani, një Airbus A-321 sapo ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi.

Fillimisht pati informacione pështjelluese në lidhje me fatin e avionit. Disa media raportuan se aeroplani ka dërguar sinjale nga hapësira ajrore turke, ndërsa të tjera shkruanin se avioni është rrëzuar në afërsi të Qipros.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve janë shtetas rusë, turistë që po ktheheshin në vendlindje.

Aeroplami ishte pronë e kompanisë ajrore Kogalymavia. Besohet se në momentin e rrëzimit në bord kanë qenë 217 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë stafi.

Shkaqet e rrëzimit të avionit janë ende të paditura, po ashtu edhe fati i pasagjerëve.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *