Home / Lajme / Maqedoni / Rrjeti i ujësjellësit në Studeniçan, renovohet tërësisht

Rrjeti i ujësjellësit në Studeniçan, renovohet tërësisht

14 Tetor – Komuna e Studeniçanit në bashkëpunim me “Milieu Kontakt”-Maqedoni dhe me Shoqatën Qytetare “Karshiaka” me sukses ka realizuar projketin e renovimit të tërësishëm të rezervuarit të ujsjellësit në fshatin Studeniçan.

Ky projekt është pjesë e Agjendës së gjelbërt të projektit të USAID-it Amerikan “Strategjitë komunale për ndryshimet klimatike”.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki në shoqëri të drejtorit të Misionit të USAID-it në Maqedoni z. Xhejms Stajn si dhe përfaqësuesve të organizatës “Milieu Kontakt”-Maqedoni dhe përfaqësuesve të Ndërmarrjes Publike “Ujsjellësi dhe Kanalizimi” të mërkurën në mënyrë solemne kanë përuruar renovimin e tërësishëm rezervuarit të ujsjellësit në fshatin Studeniçan

“Për ne është një ditë e madhe, ditë gëzimi, sepse sot po lëshojmë në përdorim një projekt që do të lehtësoj jetën për qytetarët tonë. Komuna jonë në bashkëpunim me “Milieu Kontakt” Maqedoni dhe me Shoqatën Qytetare “Karshiaka” me sukses po i realizon hapat e Agjendës së gjelbërt te projektit shum të rëndësishëm të USAID-it Amerikan “Strategjitë komunale për ndryshimet klimatike”. Si rezultat i bashkepunimit te suksesëshëm mes nesh po i gëzohemi sot realizimit të projektit të renovimit të rezervuarit të sistemit te ujesjellësit të Studeniçanit”, tha para të pranishmëve kryetari Sadiki.

Ai informojë qytertarët se tani e tutje do të eliminohen problemet që kanë qenë prezente për disa pjesë të fshatit.

“Do të zvoglohen dukshëm harxhimet e energjisë elektrike gjatë punës së pompave të ujit, do të zvogelohen defektet e shpeshta në rrjetin e ujesjellësit në Studeniçan. Në mënyrë direkte do të përshtatemi në ndryshimet klimatike apo nxemjen globale. Shumë falëmnderit USAID-it për ndihmën e dhënë. Z.Xhejms Stajn, gjithmonë do të jemi mirënjohës për ndihmën që na jepni në emër të popullit mik amerikan.”, potencoi kreu i komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki.

Kryetari Sadiki theksoi se ky është projekti fillestare i ashtuquajtur aksioni urgjent kurse tani nga sot po fillojmë vazhdimin e bashkëpunimit për projketin kryesor që do të del si propozim nga grupet punës që do të jetë në vlerë prej 100 mijë dollarë amerikan plus 30% nga buxheti i komunës.

Ndërkaq në fjalën e tij drejtori i USAID-it për Maqedoni z. Xhejms Stajn theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë pasi ka ndikim të drejtpërdrejt në jetën dhe përmisimin e kushteve të qytetarit.

“Ky është një hap i rëndësishëm për një zgjedhje afatgjate e të qëndrueshme në përpjekjet tuaja për të siguruar kushte më të mira dhe të një cilësie të lartë të ujit për pije. Ky është një projekt që ka ndikim direkt në përmisimin e jetës dhe kushteve si të qytetarit po ashtu edhe të atyre klimatike”, tha drejtori i misionit z.Stejn.

Nga ana tjetër drejtori i “Milieukontak” Maqedoni z.Igor Slavkoski tha se Komuna e Studeniçanit është një ndër dhjetë komunat e para që është bër pjesë e projektit “Strategjija Komunale për ndryshimet Klimatike” dhe se bashkëpunimi ynë i deritanishëm na bën të sigurtë se kjo komunë është e vetëdijeshme se ndryshimet klimatike po ndodhin dhe se me kohë po bëjm përpjekje që të jemi të përgatitur për këtë./Ditari.mk/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *