Home / Lajme / Maqedoni / Sela përplaset me Merkon: BDI ska lën gjë pa manipuluar dhe pa ja marrë këtij populli

Sela përplaset me Merkon: BDI ska lën gjë pa manipuluar dhe pa ja marrë këtij populli

Shkup,19 tetor- Ka filluar një përplajse e madhe mes kryetarit të Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe deputetit të BDI-së,Ramiz Merko.

Akuzat kanë filluar për shkak të projektit të fundit që u inagurua në Strugë njofton portali drini.mk

Sipas Ziadin Selës, deputeti Merko dhe BDI skanë lën gjë pa ja manipuluar dhe pa ja marrë këtij populli.

Nga ana tjetër, Merko ka deklaruar se Sela është një administrator i Komunës dhe gjithë e dimë se është i ndyrë nga goja dhe Sela e ka ftuar Merkon në kafiterin BETO që të marr pjesë në këtë solemnitet.

Kryetari i LR-PDSH dhe i komunës së Strugës, Ziadin Sela në një prononcim ekskluziv për portalin Drini.mk, ka folur rreth debatit të fundit të krijuar pas inagurimit të projektit për kanalizimet në fshatrat e rrethit të Strugës, në të cilinpërvec tij morën pjesë edhe përfaqësues të BDI-së dhe deputeti Ramiz Merko. Reagimet për bashkëpjesmarrjen e Selës me përfaqësues të BDI-së kanë vërshuar rrjetet sociale, ndërsa kryetari i Strugës, sqaron situatën si vijon…

Drini.mk – Inagurimi i projektit për kanalizimet në rrethin e Strugës bashkë me Ramiz Merkon dhe BDI-në, provokoi reagime të rënda ndaj jush duke ju cilësuar si bashkpuntor të tij. Si i komentoni këto akuza dhe pse morët pjesë në këtë ceremoni bashkë me ato që i shani çdo ditë?!

Ziadin Sela: Emrat dhe partinë qe ju apostrofoni nuk kanë turp, janë të pacipë. Skanë lën gjë pa ja manipuluar dhe pa ja marrë këtij populli. Ja morën gjakun, paranë, votën po se po dhe atë 13 vite me radhë. Tani qeverisjet e tyre shterpe dhe pa rrezultate mundohen ti mbulojnë duke bërë vjedhje klasike të mundit dhe djersit të të tjerëve. Prandaj pyetja që ju duhet të bëni është pse morën pjesë ata në këtë ceremoni për të cilën unë kam punuar dy vite radhazi. Për cka e kam fjalën? Ceremonia në fjalë ishte me rastin e nisjes së punimeve për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Dollogozhdë, Koroshishtë, Livadhi, Bixhovë, Zhepin, Novosellë projekt të cilin unë si kryetar komune ka dy vite që po e përgatis dhe që tani mbaruan të gjith fazat për realizimin e të njetit. Bëhet fjalë për para që janë ndarë nga ana e Bankës Europiane për Investime në vlerë rreth 1.3 milionë euro para të cilat mund të shfrytëzohen për ujësjellës dhe kanalizime. Këto para mund të shfrytëzohen nga viti 2010 deri në 2015 në të kundërtën të njejtat digjen. Botërisht dihet se deri fund të prillit te vitit 2013 me komunën e Strugës menaxhonte Ramiz Merko dhe BDI. Kanë pasur në dispozicion tre vite për të përgatitur projekt për ti shfrytëzuar këto para në të mirë të qytetareve, gjë që nuk e kane bërë. Sapo kam marrë postin e kryetarit dhe kam vërejt se 1.3 milion euro janë në dispozicion për komunën e Strugës nga kjo bankë europiane, kam vendosur që me këto para të ndërtohet sistemi i kanalizimit për fshatrat që përmenda më lartë. Kam harxhuar nga buxheti i komunes së Strugës rreth 70,000 euro për përgatitjen e projektit dhe në një afat 6 mujor ky projekt ka qenë gati me crast u hap rruga për të konkuruar për këto para të Bankës Europiane për Investime. Projektin e fituam më në fund. Këto qeveritaret e VMRO– BDI kur është lidhur marrëveshja për këto para në vitin 2010 kanë pasur kujdes sic duket që punët ti bëjë komuna dhe tenderin ta realizojë ministria e Transportit. Me fjalë të tjera ne si komune kemi bërë projektin kemi fituar paratë ndërsa qeveria VMRO-BDI ka realizuar vetëm tenderin.

Ka reaguar deputeti RAMIZ MERKO

Eshte per te ardhur keq te konstatosh sjelljen e ketij njeriu. Te gjithe e dime se eshte i ndyre nga goja, nuk zgjedh fjale per te nencmuar dhe fyer individ, grupacjone, pjestar te subjekteve politike, lider politik, funksjonar te institucjoneve lokale dhe qenderore, veprimtare, luftetare madje dhe rilindas, martire, heronj, profesor, mesues etj, duke mos pare veten e tij, si nga pamja e jashtme poashtu edhe nga ajo psiqike.

Asnjer gjate udheheqjes time me Komunen e Struges, nuk jam lavderuar per punet dhe projektet qe jane realitet sot dhe kesaj dite. Dua tja bej me dije administratorit, se Ramiz Merko dhe Bashkimi Demokratik per Integrim, vazhdon me finansim te dhjetra projekteve madhore per komunen e struges edhe gjate mandatit tuaj, por do te vazhdoj dhe me teper pas mandatit tuaj.

Pikerisht edhe ky projekt qe eshte kryer ne tre segmente dhe ate ne Llozhan 250 metra, Bixhove-Livadhi 400metra dhe Livadhi-Dollogozhde 300metra, eshte projekt i BDI-se. Aplikimi per kete projekt eshte bere ne Nentor te vitit 2010 ne vlere prej 1.450.000Eu nga Banka Europiane per Investime. Keshilli i komunes se Struges ne muajin Prill 2011, projektin ne fjale e vuri si prioritet bashke me projektin e Veleshtes, ne nderkohe projekti i Veleshtes u finansua 50:50% nga Komuna dhe Ministria e Transporteve.

Sa i perket projekteve tjera qe po i sjelle BDI-ja, jane te shumta, po jua permende opinionit Strugan disa nga ato:

Ndertimi i Rruges shkolla e Veleshtes-Rrapi-rr. Kaballareve, finansohet si projekt i BDI-se nga agjensjoni per mbeshtetje financiare te bujqesise dhe zhvillimit rural na vlere prej rreth 600.000€, ku jane parapare kanalizimi sekondare, trotoare, kanalizim atmosferik dhe asfaltimi.
Rruga e liqenit Ladorishte-Kalishte, ne vlere prej rreth 200.000€.
Rruga Llabunishte- stanet e Llabunishtit ne vlere prej 250.000€
Zgjerimi i stacijonit per pastrimin e ujrave te zeza(grant-falas) nga ministria e ekologjise ku minister eahte kuader i BDI-se.
Ndertimi i rrjetit te kanalizimit ne Frengove, mjete te siguruara nga Banka Boterore nepermjet Ministris se Transport dhe Lidhje respektivisht BDI-se me vlere rreth 260.000€. Pritet leja e ndertimit dhe te kryhet tenderimi.
Renovimi i sistemit te kolektorit rreth Liqenit te Ohrit, finansuar nga shteti Japonez, projekt i filluar ne vitin 2012 ne vlere prej rreth 30.000.000€.
Magjistralja Kercove-Oher-krahu i magjistrales Trebenishte-Struge prej 7km. Kan filluar matjet fillestate.
Asfaltimi i pjeses se mbetur te rrugeve regjionale Struge-Kalishte, Kore-Llabunishte, Drasllajce-Bixhove, etj
Jane disa projekte qe do te realizohen nga ministria e pushtetit qenderore, nepermjet qendres planore Struge, ne vlere prej rreth 700.000€.
Zona e lire ekonomike zhvillimore.

Puna jone per mandatin qe kemi nuk mbaron me kaq. Do tju befasojme edhe me shum projekte te tjera ne interes te qytetareve te Struges dhe me gjere.

Sidoqofte edhe ceremonia e peojektit te kolektorit kaloj bukur, ju Administrator ishit ata qe na erdhet ne kafeterin BETO pas 10 minuta pa thirrur te na shoqeroni, te na ofroni edhe drek qe u refuzua nga ana jon dhe tani nuk i kuptojme keto sharje dhe nenqmime dhe fjale te ndyra qe po i beni te cilat na lene te kuptojme, per te fituar poena politike jashte Struges( sepse Struga dhe rrethina po te njohin shume bukur?).

FATKEQESI E KESAJ POPULLATE QE JU KA ZGJEDHUR PA U NJOHUR.

Deputeti aktual i njesis zgjedhore nr.5

Ramiz Merko

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *