Home / Lajme / Rajon / Sërish gaz lotsjellës në kuvendin Kosovës (VIDEO)

Sërish gaz lotsjellës në kuvendin Kosovës (VIDEO)

Prishtinë, 15 Tetor – Opozita sërish ka hedhur gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosoves kështu që ka detyruar kryetarin, Kadri Veseli ta ndërpres seancën.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot nuk do të ketë vazhdim të seancës parlamentare. Këtë e ka konfirmuar, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

“Kryesia e ka vendosur që nuk do të mbahet sot seancë sepse nuk ka kushte. Ju e dini që salla e Kuvendit të Kosovës është e mbyllur, pastrimi bëhet përmes kondicionerëve dhe nuk besoj që sot do të bëhen kushtet që në ato rrethana njerëzit do të jenë pjesë e seancës parlamentare”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së tha se me veprimet që sot ndodhen krijohet një pamje e keqe e Republikës së Kosovës.

“Kjo tregon qartë që struktura, individ, subjekte politike nuk janë të përgatitura të jenë pjesë e shtet bërjes por mbi të gjitha u intereson një shtet i dobët që ta shfrytëzojnë për interesa personale duke u thirrur në kauzë të mbrojtjes së shtetit por njëherësh duke i bërë dëmin më të madh shtetit të vet”, tha Zemaj.

Partitë opozitare kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës.

“Ne jemi të vendosur në protestën tone kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi. Qeveria e Republikës me marrëveshjet në fjalë ka krijuar situate të jashtëzakonshme. Kuvendi nuk mund të vazhdojë sikur zakonisht. Protesta jonë në Kuvend nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojmë normalizimin e ‘Zajednicës’ dhe faljen e tokave të Kosovës Malit të Zi.Kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit që të mos thërras më séance plenare. Çfarëdo insistimi në këtë drejtim është provokim dhe përshkallëzim i situatës në Republikën e Kosovës.Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të merr vendim për tërheqje nga Marrëveshjet me Serbinë dhe atë për demarkacion me Malin e Zi. Vetëm tërheqja nga këto marrëveshje do ta kthejë normalitetin institucional dhe shoqëror në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Donika Kada-Bujupi, Shefe i Grupit Parlamentar të AAK-së e pranon se ka hedhur gazin lotësjellës në Kuvend.

“E di qe kjo qe keni parë sot nuk është shfaqja më e mirë.Unë po, kam hedhur gaz lotsjelles.Kam hedhur sepse nuk na kanë lënë rrugë tjetër.Qeveria është përgjegjëse për të gjetur zgjidhje. Ne ju kemi tregu se si bëhët zgjidhjaS’ka kuptim te vazhdohet me seanca, pa ju dhënë zgjidhje marrëveshjeve, shkuran Donika Kada-Bujupi, Shefe i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *