Home / Lajme / Maqedoni / SHBA do ta ftojë Maqedoninë në NATO pa e pyetur Greqinë?

SHBA do ta ftojë Maqedoninë në NATO pa e pyetur Greqinë?

06 tetor – Ndaj politikës amerikane për Maqedoninë në masë të madhe ndikon ndihmës sekretararja e shtetit, Viktoria Nuland, “me leje ose tolerancë” të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shteti

Insistimi i SHBA¬ve për ta ftuar Maqedoninë në takime ndërkombëtare nën emrin e saj kushtetues, siç ndodhi javën e kaluar, i pengon diplomacisë greke, por në realitet, megjithatë, është tregues i politikës afatgjate të SHBA¬ve, shkruan gazeta greke “Katimerini” duke i’u referuar “dokumenteve të besueshme”.

Ndaj politikës amerikane për Maqedoninë në masë të madhe ndikon ndihmës sekretararja e shtetit, Viktoria Nuland, “me leje ose tolerancë” të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, thekson gazeta.

Sipas dy dokumenteve të besueshme deri tek të cilat ka arritur “Kathimerini”, të postuar në ditë të ndryshme deri tek ambasadorët grek në Uashington dhe në Shkup, Panajopulos dhe Lalakos, thuhet se SHBA ka insistuar dhe ka kryer presion për të zgjidhur çështjen e emrit.

“Më e rëndësishmja, dhe ndoshta më shqetësuese është se SHBA¬të e lanë të hapur mundësinë ta ftojnë IJRM të bashkangjitet drejt NATO¬s, pa ndodhur ajo në samit, siç thuhet në një telegram të ambasadorit grek në Uashington, që me siguri do të shkaktojë tensione intensive në marrëdhëniet me Greqinë dhe do të detyrojë Athinën të vendosë veto” shkruan gazeta greke.

“Kathimerini” thekson se Maqedonia ishte e ftuar me emrin e saj kushtetues të marrë pjesë në takimin ndërkombëtar të organizuar nga Xhon Keri, ku morën pjesë shtetet anëtare të aleancës kundër “Shtetit Islamik”, disa ditë ishte tema kryesore në diplomacisë greke, e cila ka bërë përpjekje për të ftuar Maqedoninë nën referencën e përkohshme.

Megjithatë, thekson gazeta, Athina u përball me refuzimin e Uashingtonit dhe siç kumtuan burimet diplomatike, rolin kryesor në atë përsëri e kishte Nuland.

Sipas “Kathimerini”¬t, ambasadori grek në Maqedoni, për vizitën e Nulandit në Shkup më 13 korrik, dërgoi telegram në Athinë, në të cilin thotë:

“Porosi kyçe që dërgon Nuland janë se erdhi koha t’i vihet fundi krizës politike. Evropa dhe NATO¬ja ju prresin, prandaj, mos humbni mundësi dhe zbatojini reformat e propozuara nga ana e BE¬së, me mbështetjen tonë dhe sipas procedurës, ne do të përballemi edhe me zgjidhjen e çështjes së emrit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *