Home / Lajme / Botë / SHBA, Plumba në Kolegj, vriten 15 persona, 20 plagosen (VIDEO)

SHBA, Plumba në Kolegj, vriten 15 persona, 20 plagosen (VIDEO)

SH.B.A, 02 Tetor – 15 persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në kolegjin Umpqua në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

15 persona janë vrar dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në kolegjin Umpqua në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Televizioni Koha.

Sulmuesi, 26 vjeçar, pasi rrethoi dhe bllokoi hyrjet dhe daljet e kolegjit Umpqua Community ka hapur zjarr në klasa të dryshme duke lënë të vrar 15 nxënës dhe rreth 20 tjer të plagosur.

Për ngjarjen e rëndë u njoftua edhe FBI, teksa sipas informacioneve vrasësi makbër është vrarë më pas në të shtënat me policinë.

Pak orë pas të shtënave, presidenti Barack Obama ka kërkuar ligje më të ashpra për armët, duke thënë se lutjet tanimë “nuk janë të mjaftueshme”, njofton Televizioni Koha.

“Ne nuk jemi vendi i vetëm në Tokë ku njerëzit kanë sëmundje mendore ose duan të dëmtojnë njerëzit e tjerë. Por, ne jemi vendi i vetëm i përparuar në Tokë që i sheh këto vrasje masive brenda muajsh”, ka thënë Obama. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *