Home / Lajme / Maqedoni / Shefik Duraku bëhet pishman, kthehet në BDI dhe emrohet zv/drejtor i Kadastrës

Shefik Duraku bëhet pishman, kthehet në BDI dhe emrohet zv/drejtor i Kadastrës

21 tetor-Ai gjatë largimit nga BDI-ja shprehi publikisht pakënaqësinë e tij jo për politikat dhe programin e BDI-së por për mënyrën e organizimit partiak dhe për krijimin e grupeve dhe klaneve të ndryshme që kanë nxënë peng dhe kanë uzurpuar gjithë hapësirën e veprimit politik

Mbrëmë në një mbledhje të Qeverisë Shefik Duraku është emëruar zv/drejtor i Kadastrës. Edhe pse Shefik Duraku në muajin prill dha dorëheqje nga postet partiake ai nuk e ka refuzuar këtë post të Kadastrës. Duraku ka qenë nënkryetar i degës së BDI-së në Haraçinë.

Ai gjatë largimit nga BDI-ja shprehi publikisht pakënaqësinë e tij jo për politikat dhe programin e BDI-së por për mënyrën e organizimit partiak dhe për krijimin e grupeve dhe klaneve të ndryshme që kanë nxënë peng dhe kanë uzurpuar gjithë hapësirën e veprimit politik.

Ai gjithashtu në prill të këtij viti tha se mbetet një aktivist i denjë i orientimit politik të BDI-së, por jo në shërbim të klaneve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *