Home / Lajme / Maqedoni / Shkarkimi i Agron Buxhakut enigmatik (VIDEO)

Shkarkimi i Agron Buxhakut enigmatik (VIDEO)

27 Tetor – Me vendim të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Agron Buxhaku është shkarkuar nga funksioni ambasador i Maqedonisë në Francë. Emërimi i tij si ambasador në Republikën Franceze përfundon më 4 dhjetor të këtij viti. Buxhaku, ambasadori i Maqedonisë në Francë, u emërua në vitin 2009.

Nuk dihet nëse shkarkimi i Buxhakut më pak se një muaj e gjysmë para skadimit të mandatit të tij ka të bëjë me votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO më 9 nëntor. Nuk dihet nëse ky lajm i liferuar është bërë nga strukturat e BDI-së për të arsyetuar shkarkimin e Buxhakut.

Poashtu nëpër disa media dhe portale shkruhet se bashkëshortja e Buxhakut, Meri Nikolla një kohë të gjatë është aktivisite e shoqërisë civile dhe tërë aktivitetin e saj e ka të përqëndruar kundër qeverisë së VMRO-DPMNE-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka heshtur pas shkarkimit të ambasadorit në Paris, Agron Buxhaku nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov. Kjo parti siç dihet nuk e njeh Ivanovin si president të vendit, për shkak se VMRO-DPMNE si partnere e koalicionit nuk pranoi propozimin për kandidaturë koncensuale presidenciale dhe rikandidoi Ivanovin për mandatin e dytë. Por pas këtij vendimi me Buxhakun, kjo parti ka heshtur.

Ndërkohë, deputetja Ermira Mehmeti e cila akoma nuk ka ridefinuar qëndrimin e saj përbrenda BDI-së ka reaguar ndaj vendimit duke shkruar në profilin e saj në facebook:

“Ne, BDI nuk, e njohim Presidentin jokonsensual, a do ta njohim kete dekret kontravers”, ka shkruar Ermira.

Në një deklaratë Buxhaku tha se dekreti për shkarkim i presidentit Gjorgje Ivanov është në pajtim me procedurat ligjore, përmes së cilës, siç shprehet Buxhaku, presidenti i shtetit e informon ambasadorin një muaj përpara se të njëjtit ti përfundojë mandati.

“Nuk është fjala për shkarkim, por për procedurë të rregullut, pasi presidenti një muaj para përfundimit të mandatit, e informon ambasadorin për mbarim mandati. Mandati im është deri më 4 dhjetor të këtij viti, pasi në 2013, mandati mu vazhdua për dy vite shtesë”, thotë Buxhaku. Ai ka thënë gjithashtu se, edhe në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s do të votojë sërish për anëtarësimin e Kosovës.

Ndryshe, në një komunikatë drejtuar mediave, edhe kabineti i presidentit Ivanov ka demantuar se dekreti për shkarkim të ambasadorit Buxhaku ka të bëjë me tendencë hakmarrje pasi ambasadori votoi “pro” Kosovës në UNESCO. Ambasadori Buxhaku shkarkohet nga pozita pas mbarimit të mandatit të tij të dhënë në vitin 2013 në mënyrë plotësuese për dy vite në vazhdim nga mandati i tij i parë katërvjeçar i marrë në vitin 2009.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *