Home / Sport / Shkëndija: Jemi të dëmtuar nga referat, Ibraimi nuk ishte në pozitë jashtë loje

Shkëndija: Jemi të dëmtuar nga referat, Ibraimi nuk ishte në pozitë jashtë loje

26 tetor-Ne si Shkëndijë gjithçka që kërkojmë është gjykim të drejtë dhe korrekt në çdo ndeshje, sepse ne investojmë dhe duam të garojmë në mënyrë sportive, dhe nëse ndodh që të mundemi, ajo të jetë në mënyrë korrekte”, thuhet në reagimin e KF Shkëndija

Derbi i madh i xhiros së 11 në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, e cila u zhvillua javën që shkoi, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, duke lënë kështu të pandryshuar situatën në kreun e tabelës, ku edhe më tej i prinë Vardari me një pikë më shumë se kuqezinjtë nga Tetova. Nga radhët ekipit kuqezi thanë se në Shkup kishin shkuar për të mos humbur me çka ia arritën qëllimit, mirëpo gjatë ditës së djeshme ata kanë shprehur pakënaqësinë për ndarjen e drejtësisë sidomos në minutën e 17 kur edhe pse Besart Ibraimi u gjend në situatë të pastër, referi tregoi pozitë jashtë loje. “Edhe pse shumë herë kemi potencuar se nuk kemi ndërmend ti komentojmë vendimet e referëve, kësaj radhe nuk mund të heshtim për disa vendime të dyshimta. Duke mos dashur ta ofendojmë pesëshen e referëve, e cila ishte e zgjedhur ta ndaj drejtësinë në ndeshjen me Vardarin, të cilët kanë respekt të madh nga ana jonë, dhe duke mos dashur të kërkojmë alibi për atë që nuk arritëm të fitojmë, ne jemi të detyruar t’i dëshmojmë momentet e dyshimta. Shikuar pamjet e ndeshjes, vërteton konstatimin tonë se në minutën e 17, ne jemi të dëmtuar nga ana e referëve. Video materiali dhe fotografia nga momenti i dyshimtë vërteton se situata ka qenë e pastër dhe sulmuesi unë nuk ka qenë në pozitë jashtë loje në momentin kur doli i vetëm para portierit vendas. Gjithashtu duhet ti përmendim edhe disa momente tjera. I jepet kartoni i verdhë në ndërhyrjen e parë mbrojtësit tonë Reç në minutën e tretë, ndërsa kriteri i njëjtë nuk vazhdonin edhe për nikoqirët. Pastaj, kartoni i kuq i Alimit në kohën shtesë është histori në vete. Kartoni i parë i verdhë i jepet në një situatë kur futbollisti ynë është qëlluar nga lojtari nikoqir (situata e njëjtë kur Cuculi para disa jave në Çair mori karton të kuq kundër Sileksit) dhe në vend të kartonit të kuq për lojtarin e tyre, të dytë ndëshkohen me karton të verdhë. Në fund kur Alimi po largohej nga loja dhe më veç ishte afruar vija e autit, referi e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë, që automatikisht donë të thotë kartoni i kuq. Ne si Shkëndijë gjithçka që kërkojmë është gjykim të drejtë dhe korrekt në çdo ndeshje, sepse ne investojmë dhe duam të garojmë në mënyrë sportive, dhe nëse ndodh që të mundemi, ajo të jetë në mënyrë korrekte”, thuhet në reagimin e KF Shkëndija

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *