Home / Lajme / Maqedoni / Shkupjani, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, trimi për të cilin nuk foli askush

Shkupjani, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, trimi për të cilin nuk foli askush

18 tetor-Fatmir Mjaku ishte ndër celulat e para të UÇK-së, i cili ishte edhe në mesin e grupit të parë, të 52 personave që i mbaruan stërvitjet ushtarake në Shqipëri, bashkë me Adem Jasharin.

Pardje ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Fatmir Mjaku, nga Shkupi, i cili ishte edhe bashkëluftëtar i Komandantit Adem Jashari, shkruan Infokusi.

Edhe pse vet vepra e tij e bënte të madh Fatmir Mjakun, askush nuk denjoi ta thotë një fjalë për të, asnjë homazh ta bëjë tek varri i atij burri, që kur askush nuk e dinte se kush ishte Adem Jashari, ai luftonte krah për krah me të.

Çuditërisht as andej e as këtej kufiri, askush as edhe një fjalë s’e foli, dhe nuk e shkruajti për këtë mort të madh që ra mbi shqiptarë.

Fatmir Mjaku ishte ndër celulat e para të UÇK-së, i cili ishte edhe në mesin e grupit të parë, të 52 personave që i mbaruan stërvitjet ushtarake në Shqipëri, bashkë me Adem Jasharin.

Mjaku më pas ka shërbyer edhe në Njësin Atlantiku të shqiptaro – amerikanëve që stoikisht qëndruan në Koshare, duke bërë që armiku gjakatar të mposhtej nga djemtë e UÇK-së.

Fatmir Mjaku pas luftës hoqi uniformën e UÇK-së dhe vazhdoi ta jepte kontributin aty ku nevojitej më së shumti, në edukukimin e brezave të rinj.

Mjaku kurrë nuk deshi të bëhet pjesë e politikës së pasluftës, por me zell kontribuoi pa ia nda shtetëndertimit dhe edukimit të brezave. Ai asnjëherë nuk u krekos se ishte bashkëluftëtar i Ademit dhe Agimit, por kujtimin për ta e ruante me xhelozi e zjarr të madh që vetëm një patriot e atdhetar i madh mund ta dijë e ta përjetoi. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *