Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet konkursi për festivalin Bletëzat-2015 (VIDEO)

Shpallet konkursi për festivalin Bletëzat-2015 (VIDEO)

Tetovë, 17 Tetor – Radio Bleta sot edhe zyrtarisht shpalli konkursin për pjesëmarje në festivalin më të vjetër të këngëve për fëmijë Bletëzat 2015 i cili do të mbahet në javën e parë të muajt dhjetor.

Nga dita e sotme të gjithë prindërit dhe fëmijët deri në moshën 13 vjecare mund të kontaktojnë tekst shkrues dhe kompozitor për përgaditje të këngëve që ata do ti këndojnë në festival.

Radio Bleta apelon te gjitha shkollat fillore vecanërisht tek arsimtaret e artit muzikor që të detektojnë fëmij talent dhe në bised me prinderit e tyre ti inicojnë ata për pjesmarje në festival.

Perndryshe kengët konkuruese duhet të jenë këngë të reja të pa kënduara dhe origjinale me tekste dhe muzik nga bota e fëmijëve. Kënget e gatshme duhet të dorëzohen tek zyrat e radio Bletes që qendet ne qendren e re tregtare ne Tetove me së voni deri ne datë 20 Nentor 2015.

Festivali Bletëzat është festivali më i vjeter për fëmijë ne Maqedoni dhe viteve të fundit ka marë karakter nacional dhe nderkombëtar sepse në të këndojnë fëmijë nga të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni, nga Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Të gjithë të interesuarit mundë të informohen në zyrat e Radio Bletës që gjenden afër Televizionit Koha në qendrën e re tregtare në Tetovë ose në numrat e telefonit: 070/306-321, 070/224-113 dhe 044/331-287.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *