Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët pjesëmarrje simbolike në Panairin Tehnoma (VIDEO)

Shqiptarët pjesëmarrje simbolike në Panairin Tehnoma (VIDEO)

Shkup, 13 Tetor – Në edicionin vjetor të “Tehnoma” janë të pranishëm pesë institucione me arsim të lartë, kryesisht fakultetet teknike, por mungojnë universitetet e Tetovës, ai Shtetëror dhe i UEJL-së.

Në Shkup prej sot deri të shtunën do të mbahet edicioni i 41-të i Panairit ndërkombëtar “Tehnoma” në të cilin këtë vit në fokus do të jenë inovacionet. Në këtë panair marrin pjesë më shumë se 185 ekspozues prej të cilëve 50 nga vendet e huaja, ndërsa për herë të parë këtë vit prezantohen edhe kompanitë nga Tajvani. Në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik do të organizohet Forum për inovacione në të cilin të gjithë që duan të fillojnë biznes do të kenë mundësi të informohen për atë që u ofrohet si përkrahje për inovativitetin. Forumi do të jetë edhe mundësi të bëhet përpjekje për rrjetëzim të bashkësisë akademike, sektorit të biznesit dhe shtetit.

Në hapjen e panairit është vërejtur një numër shumë i vogël i vizitorëve për të mos thënë numër simbolik i qytetarëve. Prezenca e kompanive shqiptare në këtë panair është shumë e vogël, ku mund të hasen vetëm dy kompani shqiptare, si dhe u vërejtë një prezantim i shumë ndërmarrjeve me veprimtari të njejtë në të cilën dominonin kompanitë që meren me prodhimin dhe shitjen e stovave me dru dhe kamina me peleta.

Në edicionin vjetor të “Tehnoma” janë të pranishëm pesë institucione me arsim të lartë, kryesisht fakultetet teknike, por mungojnë universitetet e tetovës, ai Shtetëror dhe i UEJL-së.

Ky panair njëkohësisht reflekton edhe pasqyrën reale të gjendjes ekonomike në të cilën ndodhen qytetarët dhe kompanitë. Gjatë “Tehnoma” do të hapen edhe Ekspozita e 35-të ndërkombëtare e inovacioneve “Makinova” dhe Panairi i 16-të ndërkombëtar për zejtari dhe ekonomi të vogël.

Panairi do të mbahet në tre salla në të cilat do të prezantohen firmat, ndërsa në sallën e katërt do të zhvillohen Makinova dhe Forumi i inovacioneve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *