Home / Lajme / Maqedoni / Skandali i radhës i Ivanovit në BE (VIDEO)

Skandali i radhës i Ivanovit në BE (VIDEO)

27 Tetor – Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në preskonferencën e fundit që mbajti në Bruksel përvec që dëshmoi se nuk e njeh gjuhën angleze, ai në mënyrë dëshpruese kërkonte ndihmë për përkthim anglisht nga ish zëvendëskryeministri për evrointegrime, Ivica Bocevski.

U krijua një kaos i plotë dhe në këtë situatë Ivanov u largua nga preskonferenca pa u përshëndetur, deri sa në prapavijë dëgjohen të qeshurat e gazetarëve. Poashtu vërehet edhe sjellja pa respeekt e një anëtari të kabinetit ndaj Ivanovit, i cili bukvalisht e urdhëron presidentin ta lëshojë pres konferencën.

“Edhe pse Maqedonia nuk ka ndihmë financiare, vendi gjendet dhe thjesht mund të jetë vend transiti. Maqedonia nuk ka kapacitet që të mund të mbajë numër më të madh të refugjatëve në territorin e tij nëse korridori mbyllet” tha Ivanov dhe priste në ndërkohë që të vjen përkthyesi Bocevski.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanov ka paraqitje skandaloze. Ai dy vite më parë gjatë një emisioni kishte ngatërruar presidentin amerikan me atë Francez.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *