Home / Lajme / Rajon / Statistikat 1908-09: Sa shqiptare ka pas në Tetovë, Gostivar, Shkup e në qytete tjera (Dokument)

Statistikat 1908-09: Sa shqiptare ka pas në Tetovë, Gostivar, Shkup e në qytete tjera (Dokument)

29 Tetor – Bahet publike dokumenti i cili tregon se në vitin 1908/1909 shume qytete te Ballkanit ishin me popullsi shumice shqiptare.

Kjo asht fotokopje e dokumentit origjinal te statistikave te Perandorise Osmane, të cilin Komisioni Shqiptar përdori në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për me i mbrojt territoret e banuaeme me shqiptare.

Statistika të Perandorisë Osmane të vitit 1908/1909, kopjet tyne, gjenden në arkivat e shoqates “Vatra’ n’Amerike, shkruen portali malesia.org.

Ne Shkup para një shekulli kanë jetue 50.258 shqiptarë, 9264 serbë dhe 29.080 bullgarë (asnji maqedonas, si quhen sot).

Tetova ka pase 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhana përdoret termi bullgarë për banorët sllavë.

Si shihet ne keto statistika, vendet shqiptare në Mal të Zi, Tuzi, Gucia dhe Rozhaja, ishin me popullsi shumice shqiptare.

Simbas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë nacionale shqiptare.

Gucia kishte gjithsej 12073 banore, prej tyne 9905 banorë apo 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë, ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.

Rozhaja kishte gjithsej 17466 banore, ku 15.032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë, kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

Tuzi ka qenë qytet 100% shqiptar. E njejta vlen edhe për Kaçanikun.

Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnji turk. Ndërsa,Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *