Home / Lajme / Botë / Sulmet në Siri, Rusia neglizhon thirrjet e BE, NATO dhe Turqisë

Sulmet në Siri, Rusia neglizhon thirrjet e BE, NATO dhe Turqisë

Rusia ka neglizhuar çdo paralajmërim e thirrje nga BE, NATO e Turqia, rreth fushatës bombarduese në hapësirën ajrore turko-siriane.

Të shqetësuar se avionët rusë, shkelën për herë të dytë në pak ditë, hapësirën ajrore turke, Ankaraja është detyruar ta thërras për herën e dytë, ambasadorin e Moskës në Turqi. Pas paralajmërimeve të SHBA-së, e NATO-s, që i kanë dënuar ashpër veprimet e Rusisë, Turqia ka alarmuar palët, duke kërcënuar se do t’i kundërpërgjigjet, duke provokuar një konfrontim të drejtpërdrejtë. Hapësira ajrore siriane, është vërshuar nga avionët luftarakë rusë, amerikanë ndërkohë që Turqia këmbëngul për respektimin e një zone ndalim –fluturimi. Moska e ka kundërshtuar me ngulm këtë kërkesë të Ankarasë. Rusia, si një mbështetëse e deklaruar e presidentit sirian Bashar-Al-Assad pretendon se do të dobësojë celulat e të ashtuquajturve grupime të shtetit islamik ne Siri. Por koalicioni anti-Assad, pretendon se Moska ka në shënjestër grupime të tjera.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *