Home / Lajme / Maqedoni / Të dielën fillon përllogaritja dimërore e kohës

Të dielën fillon përllogaritja dimërore e kohës

20 tetor-Rusia tërësisht e ka hequr përllogaritjen dimërore të kohës në vitin 2011, ndërsa Islanda është vendi i vetëm evropian i cili nuk vendosi përllogaritje dimërore dhe verore të kohës.

Natën midis së shtunës dhe të dielës fillon përllogaritja dimërore e kohës me ç’rast akrepat e orës do të zhvendosen për një orë mbrapa.

Kjo do të thotë se në orën 3 të natës akrepat e orës duhet të kthehen në orën 2 kështu që gjumi shtohet për një orë më shumë.

Përllogaritja dimërore e kohës fillon në fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ’70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, mundësohet kursimi i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi i kohës verore dhe dimërore për herë të parë është vërejtur në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore.
Akrepat nuk zhvendosen në të njëjtën kohë kudo në botë. Kështu, SHBA-ja dhe Kanadaja në vitin 2007 e vendosën që përllogaritja dimërore e kohës të fillojë në javën e parë të nëntorit dhe të përfundojë në javën e dytë të marsit.

Rusia tërësisht e ka hequr përllogaritjen dimërore të kohës në vitin 2011, ndërsa Islanda është vendi i vetëm evropian i cili nuk vendosi përllogaritje dimërore dhe verore të kohës.

“Megjithatë, disa astronomë janë kundër zhvendosjes së akrepave dhe “zgjatjes” artificiale të ditës, pasiqë vlerësojnë se natyra nuk duhet “munduar” madje edhe nëse arsyetohet me përllogaritje ekonomike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *