Home / Lajme / Maqedoni / Të enjten fillon festivali i poezisë Ditët e Naimit (VIDEO)

Të enjten fillon festivali i poezisë Ditët e Naimit (VIDEO)

Tetovë, 13 Tetor – Në qytetin e Tetovës, nga 15 deri më 18 tetor për të nëntëmbëdhjetën herë me rradhë mbahet festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit” ku do të organizohen aktivitete të ndryshmë letrare, kulturore, dhe artistike.

Hapja solemne e festivalit do të bëhet para qendrës së kulturës në Tetovë ku fillimisht do të vendosën buqeta lulesh te shtatorja e Naim Frashërit, dhe më pas në sallën e madhe të pallatit të kulturë do të ketë një recital “Fjalët e qirit” ku menjëherë pas recitalit para të pranishmëve fjalë fjalë përshëndetëse do ta mbajnë, drejtori i festivalit Shaip Emërllahur dhe kryetarja e komunës së Tetovës Tetuta Arifi.

Aktivitete të shumta do ta karakterizojnë këtë edicion të festivalit duke përfshirë aktivitete letrare, artistike muzikore, të artit pamor dhe të promovimit të librave të autorëve të huaj dhe shqiptarë. Sipas Emerllahut, këtë vit programi ka aktivitete të shumta.

“Është përplot me aktivitete letrare, artistike, muzikore, hapje ekspozitash, përurime librash, përurimi i laureatit në Universitetin e Tetovës, vizita në teqenë e njohur Arabati Baba dhe në monumentet tjera kulturore të qytetit”, ka treguar Emerllahu, i cili ndër të tjera ka treguar se këtë vit do të ketë dy lexime të mëdha në Qendrën Kulturore në Tetovë, një në hapje të festivalit dhe tjetri në mbyllje të edicionit të nëntëmbëdhjetë të festivalit “Ditët e Naimit”.

Festivali “Ditët e Naimit” në këtë edicion të saj do të sjellë poetë nga anembanë globit, ku pjesëmarrjen deri më tani e kanë konfirmuar 30 poetë nga mbi 20 vende të botës si nga Japonia, Argjentina, Kolumbia, Kanada, SHBA, Meksiko, Spanja, Franca, Anglia, Gjermania, Danimarka, Italia, Maroko, Rusia, Armenia, Izraeli, Greqia, Polonia”, deklaroi mes tjerash Shaip Emërllahu drejtor i festivalit.

Këtë vit për dallim nga vitet e kaluara, edicionin e XIX të festivalit ndërkomëtar “Ditët e Naimit “ e mbështesin, Ministria e Kulturës, dhe komuna e Tetovës.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *