Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari që synon Parlamentin kroat

Tetovari që synon Parlamentin kroat

25 tetor-Zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci do të mbahen në 8 nëntor të këtij viti. Idris Sulejmani vjen nga fshati Zherovjan i komunës së Bogovinës, ndërsa si aktivist i çështjes kombëtare shqiptare njihet që nga vitet e 80-ta. Ai ka Lindur në vitin 1956 në Poreç të Kroacisë ku edhe vazhdoi jetën dhe karrierën e tij si biznesmen i suksesshëm

Kandidati I vetëm shqiptar për deputet në Parlamentin e Kroacisë tetovari Idris Sulejmani, ka nisur fushatën në kërkim të votave të shqiptarëve të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në Kroaci. Këtë fushatë Sulejmani ka vendosur ta bëjë edhe në vendlindje, në kërkim të sa më shumë votave të bashkatdhetarëve të tij. Është hera e dytë që ai kandidon për përfaqësim e pakicave në Kuvendin kroat, ndërsa thotë se përkushtimi i tij është një jetë më e mirë për shqiptarët që jetojnë atje dhe të cilët çdo ditë përballen me pengesa të shumta në realizimin e të drejtave të tyre.
“Arsyeja siç tha shoku dhe vëllai im Rok Leka, që u kandidova është çështja historike e shqiptarëve, sepse mendoj dhe besoj që jam kandidat potencial i cili mund kësaj radhe të fitojë dhe për herë të parë ta shkruajmë historinë që një deputet shqiptar të ulet në Parlamentin kroat dhe të mbroj interesat e pakicës kombëtare në Republikën e Kroacisë. Kësaj radhe kënaqësia më e madhe është dhe mburrem me atë që jam i vetmi kandidat shqiptar që garoj dhe vij nga rrënjët apo vet bashkësitë e të gjithë shqiptarëve që ekzistojnë në republikën e Kroacisë”, deklaroi Idris Sulejmani, kandidat për deputet në Kuvendin kroat. Zgjedhjet e përgjithshme në Kroaci do të mbahen në 8 nëntor të këtij viti. Idris Sulejmani vjen nga fshati Zherovjan i komunës së Bogovinës, ndërsa si aktivist i çështjes kombëtare shqiptare njihet që nga vitet e 80-ta. Ai ka Lindur në vitin 1956 në Poreç të Kroacisë ku edhe vazhdoi jetën dhe karrierën e tij si biznesmen i suksesshëm

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *