Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Gjykatësi ka rrahur një grua (VIDEO)

Tetovë: Gjykatësi ka rrahur një grua (VIDEO)

Tetovë, 29 tetor-Ata, siç thotë Gijevska, janë takuar në maj të këtij vitit rastësisht para një banke dhe Gijevska ka insistuar ta dijë se për sa është shitur gjykatësi Boshkovski. Në atë moment kur ka dashur të largohet Gijevska, pasi është nënçmuar nga gjykatësi Boshkovski, Boshkovski e ka goditur në kokë.

Snezhana Gijevska nga Tetova ka ngre padi penale në gjykatën e Tetovës kundër gjykatësit Tomisllav Boshkovski, njofton Fokus.

Gijevska thotë se para disa viteve ka pasur lëndë të karakterit pronë-juridike tek gjykatësi Boshkovski, por e ka humbur, respektivisht Boshkovski ka gjykuar në favor të kundërshtarëve të Gijevskës.

Ata, siç thotë Gijevska, janë takuar në maj të këtij vitit rastësisht para një banke dhe Gijevska ka insistuar ta dijë se për sa është shitur gjykatësi Boshkovski. Në atë moment kur ka dashur të largohet Gijevska, pasi është nënçmuar nga gjykatësi Boshkovski, Boshkovski e ka goditur në kokë.

Për të gjithë rastin ka raport policor, ku janë të dhëna detajet. Gijevska e ka padit Boshkovskin. Tash kolegu do të duhet ta gjykojë Boshkovskin për ushtrim dhune, gjegjësisht të vërtetojë se çfarë ka ndodhur në realitet, transmeton Portalb.

Por ngjarja nuk mbaron këtu. Kur gjykatësi Boshkovski ka dëgjuar se kundër tij Gijevska ka ngre padi penale, ai është përgjigjur me kundër-padi për nënçmim dhe shpifje. Tani edhe kjo lëndë do të shqyrtohet në gjykatën e Tetovës. Vet gjykatësit e Tetovës nuk duan të merren më këtë lëndë. Si rezultat, për lëndën e dhunës dy gjykatës janë ndërruar. Në lëndën tjetër për shpifje, gjykata nuk e ka lejuar gjykatësin që të ndërrohet.

Kryetari i gjykatës, Hanif Zendeli, për rastin ka thënë se është dorëzuar në Gjykatën supreme që do të vendos se cila gjykatë do ta zgjidh lëndën.

Fokus nuk ka arritur të marr përgjigje nga Boshkovski për qëndrimin e tij për rastin në fjalë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *