Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Vidhet arë në vlerë 240 mijë denarë

Tetovë:Vidhet arë në vlerë 240 mijë denarë

17 tetor-Pas denoncimit të rastit policia ka dalur në vendngjarje dhe ka kryer hetime.Gjatë nëntë muajve të kaluar në rajonin e Pollogut, janë regjistruar 501 vjedhje të rënda.

240 mijë denarë është dëmi nga vjedhja që ka ndodhur dje në mes orës 13 dhe 14 në rrugën Braqa Milladinovi në Tetovë. Sipas pronares së banesës R.B 37 vjeçare, persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e banesës dhe pa u vërejtur nga askush janë larguar në drejtim të panjohur, njofton Tv Koha. Policia e Tetovës duke iu referuar denoncimit të 37 vjeçares ka bërë të ditur se nga dhoma e ndejës personat e panjohur kanë marrë katër unaza, një gjerdan dhe një unazë për meshkuj të cilët janë vlerësuar rreth 240 mijë denarë. Pas denoncimit të rastit policia ka dalur në vendngjarje dhe ka kryer hetime, transmeton Tv Koha.

Gjatë nëntë muajve të kaluar në rajonin e Pollogut, janë regjistruar 501 vjedhje të rënda. Pjesa më e madhe e vjedhjeve të rënda janë kryer me hapja me forcë të derës, apo dritares në katin përdhesë. Poashtu më rrallë janë regjistruar hyrje nëpër shtëpi apo banesa përmes derës e cila ka nuk ka qenë e mbyllur apo familjarët nuk kanë qenë në shtëpië në atë moment.Karrakteristike edhe për këtë vit është se kryerësit e këtyre vjedhjeve apo veprave kriminale, pasi kanë hyrë në objekt kanë marrë arë, para të gatshme, pajisje teknike, televizorë, sisteme të ndryshme muzikore, celularë etj”, thekson Policia e Tetovës. Sendet e vjedhura nga këta plaçkitje, më shpesh shiten në tregun e zi lokal , me theks të veçantë se në mesin e atyre që janë kapur bëjnë pjesë përsëritës të këtyre veprave, ndërsa të njejtin njihen edhe si mjeshtër të vërtetë të vjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *