Home / Lajme / Maqedoni / Tre aksidente trafiku dhe gjashtë të lënduar

Tre aksidente trafiku dhe gjashtë të lënduar

Tetovë, 10 Tetor – Tre aksidente trafiku gjithsejt me gjashtë të lënduar kanë ndodhur mbrëmë, për më pak se dy orë informoi sot zëdhënësi i MPB-së Tetovë Marjan Josifovski.

Aksidenti i parë me dy të lënduar ka ndodhur rreth orës 19.00 në rrugën 167 pasi vetura Golf me targa të Tetovës ka fluturuar nga rruga dhe i ka rrënë M.B 27 vjeçar dhe djalit të tij 1 vjeçar me të cilën ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Babai dhe i biri kanë qenë të transferuar në spitalin klinik të Tetovës ku janë mbajtur për kurim të mëtejshëm. Me urdhër të prokurorit publik në vendngjarje është kryer hetim, ku shkaqet e aksidentit kanë qenë mospërshtatja e shpejtësisë së makinës me kushtet e rrugës, njofton Televizioni Koha.

**********

– Aksidenti i dytë ka ndodhur tek pika pagasore në autostradën Tetovë-Gostivar rreth orë 20.45 ku janë ndeshur vetura e tipit Fiat Bravo e drejtuar nga T.Z 54 vjeçar nga Tetova dhe një veturë mallrash Iveco me targa të Shkupit e drejtuar nga K.N 51 vjeçar nga Shkupi. Në këtë aksident tetovari T.Z ka marrë lëndime trupore dhe është transferuar në spitalin e Tetovës ku pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për kurrim shtëpiak. Pas hetimeve te kryera nga ana e MPB-së Tetovë ështe konstatuar se shkak për këtë aksident ka qenë drejtimi i makinës nen ndikim të alkoholit tek i lënduari T.Z ku pas matjeve të nivelit të alkoholit në gjak është konstatuar se tek T.Z niveli i alkoholit në gjak ka qenë 2.17 promil, transmeton Televizioni Koha.

**********

– Aksidenti i tretë ka ndodhur gjithashtu rreth orës 20.45 minuta por tani tek dalja nga Tetova për në Shkup kur janë ndeshur vetura e tipit Vento me targa të Tetovës e drejtuar nga F.I 27 vjeçar nga Tetova dhe veturë e tipit Volvo me rimorkio me targa të Gjevegjelisë e drejtuar nga A.C 26 vjeçar nga Bogdanci, pas së cilës drejtuesi i veturës F.I dhe bashkëudhëtari N.H 46 nga Tetova dhe bashkëudhëtarja R.E 26 vjeçare nga Shkupi kanë marrë lëndime trupore, ku që të tre janë transferuar në spitalin klinik të Tetovës ku pas ndihmës së parë F.I dhe bashkëudhëtari tij N.H janë lëshuar për kurrim shtëpiak, ndërsa bashkëudhëtarja R.E është ndalur për mjekim të mëtutjeshëm. Të dhënat e para nga ekipi i MPB-së Tetovë thonë se shkak për këtë aksident ka qene mosrespektimi i përparësisë kalimit.
Në këtë periudhë ka pasur edhe një aksident në rajonin e Gostivarit por ka kaluar pa të lënduar. Rreth orës 19.25 minuta në rrugën lokalë për Leuonvë nga rruga mavrovjanovi automobil i tipit Ford Fjuzhën i drejtuar nga D.A 53 vjeçar nga Shkupi ka dalë nga rruga dhe i ka goditur një kaproll, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar, ndërsa në vendngjarje është konstatuar një dëm prej 30.000 denar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *