Home / Lajme / Maqedoni / Tridhjetë ditë paraburgim për personin i cili ka djegur 11 makina në Kumanovë

Tridhjetë ditë paraburgim për personin i cili ka djegur 11 makina në Kumanovë

14 tetor-Siç njoftoi sot Prokuroria Themelore Publike, Z.M dyshohet se ka kryer vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme ose nga katër vende në Kumanovë janë djegur 11 automjete të pronarëve të ndryshëm

Prokuroria Themelore Publike nga Kumanova ka përcaktuar periudhën e paraburgimit prej 30 ditësh për 37-vjeçarin Z.M nga Kumanova, dyshohet se ka djegur 11 automjete në qytet.

Siç njoftoi sot Prokuroria Themelore Publike, Z.M dyshohet se ka kryer vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme ose nga katër vende në Kumanovë janë djegur 11 automjete të pronarëve të ndryshëm.

Personi është sjellë në polici në Kumanovë, pas bisedës zyrtare, Z.M është dërguar në Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, ku është marr në pyetje. Kumanovari ka rrëfyer dhe ka pranuar fajin se ai ka djegur automjetet në mënyrë të rastësishme, me asnjë mënyrë të veçantë. Personi Z.M ishte në gjendje të dehur i cili edhe më parë ka qenë i gjykuar për dhunën në familje.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *