Home / Lajme / Maqedoni / Tronditëse, “Tigri” i UÇK-së u përgjërohet funkcionarëve të BDI-së për protezat, por refuzohet!

Tronditëse, “Tigri” i UÇK-së u përgjërohet funkcionarëve të BDI-së për protezat, por refuzohet!

31 tetor – Irfan Xhaferi alias Komandant Tigri nga fshati Forinë i Gostivarit, ish pjesëtarë i pesë luftërave ballkanike (Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni) është njëri nga invalidët e luftës i cili gjatë luftimeve në Kalanë e Tetovës humbi njërin krahë

Shkup, 30 tetor – Irfan Xhaferi alias Komandant Tigri nga fshati Forinë i Gostivarit, ish pjesëtarë i pesë luftërave ballkanike është njëri nga invalidët e luftës i cili gjatë luftimeve në Kalanë e Tetovës humbi njërin krahë. Fondi për Sigurime Shëndetësore (FSSH) ia ka refuzuar kërkesën për të marrë një protezë. A ka me keq për një trim që është gjend gjithnjë në ballë të luftës, të vij dikush sot me një funksion drejtori dhe ta refuzojë për diçka që i takon?

Invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) kanë mbet në mëshirë të fatit. Trimat që lanë gjymtyrët në fushën e betejës për të pas një të ardhme më të mirë, sot nuk mund të marrin as një protezë në vend të tyre.

Irfan Xhaferi alias Komandant Tigri nga fshati Forinë i Gostivarit, ish pjesëtarë i pesë luftërave ballkanike (Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni) është njëri nga invalidët e luftës i cili gjatë luftimeve në Kalanë e Tetovës humbi njërin krahë.

Fondi për Sigurime Shëndetësore (FSSH) ia ka refuzuar kërkesën për të marrë një protezë.

A ka me keq për një trim që është gjend gjithnjë në ballë të luftës, të vij dikush sot me një funksion drejtori dhe ta refuzojë për diçka që i takon? Por, ç’të bësh, kjo është e vërteta e hidhur me të cilën përballet jo vetëm ai, por pjesa më e madhe e atyre që luftuan dhe e familjeve që i dhanë bijtë e tyre për një jetë më të mirë.

“Si invalid lufte duke e patur parasysh gjendjen time shëndetësore si dhe ekonomike shumë të vështir, meqë më ka ardhur proteza e dorës dhe ajo e krahut isha i detyruar tu drejtohem të gjithë funksionarëve të lartë të BDI-së qofshin ministra, deputetë apo kryetarë, por nuk hasa në mirëkuptim. I revoltuar nga ky gjest jo njerëzor në mënyrë shumë urgjente, unë do ti prezantoj emrat dhe mbiemrat e atyre që i gëzojnë ato funksione në emër të luftës dhe nuk i respektojnë dëshmorët dhe invalidët e luftës”, thotë Irfani Xhaferi për “Lajm”.

Xhaferi thekson se as ai dhe as shokët e tij nuk kanë luftuar për benificione, por siç shprehet ai vetë, nuk kanë luftuar as edhe për këtë gjendje në të cilën ndodhen sot.

Nuk është vetëm FSSH-ja që ia ka refuzuar kërkesën për të marrë protezë këtij invalidi të luftës Edhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, ia ka refuzuar fëmijës së tretë të tij, të drejtën për të marrë shtesa fëmijërore.

“Jam shumë i revoltuar. Jam i traumatizuar nga të gjitha këto që po ndodhin pas 2001-it”, thotë ai.

Xhaferi sqaron se nuk ka folur deri më tani duke u nisur nga respekti për shokët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve, megjithatë, siç thotë ai, nuk do të tolerojë më që dikush të tallet në emër të luftës.

“Duke i respektuar shokët e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës nuk kam dashur të jap deklarata, po megjithatë nuk toleroj që ministrat, deputetët dhe funksionarë të ndryshëm të emëruar në emër të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, në asnjë mënyrë të manipulojnë me ushtarët e lirisë, sepse falë gjakut dhe falë votës së popullit tim të dashur shqiptar, këta i gëzojnë këta funksione”, thotë Xhaferi.

Ai i bën apel të gjithë ministrave, deputetëve dhe funksionarëve që në mënyrë njerëzore ti pranojnë familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, të kenë shumë kujdes me ta, ti respektojnë dhe ti dëgjojnë hallet e tyre dhe në mënyrë urgjente ti ndihmojnë, sepse duke respektuar këtë kategori njerëzish, do të respektojnë veten, votën e popullit shqiptar dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *