Home / Lajme / Maqedoni / Tronditet Gjinekologjia e Shkupit, vdes gruaja shqiptare ?!

Tronditet Gjinekologjia e Shkupit, vdes gruaja shqiptare ?!

27 Tetor – Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit është tronditur nga vdekja e hershme e gruas shqiptare 38 vjecare nga fshati Rashce e Shkupit.

Gruaja së bashku me foshnjën 5 muajshe ka ndërruar jetë një ditë më parë në rrethana të paqarta.

Ajo dje u varros në fshatin Rashce dhe pas saj la dy vajza të vogla.

Vdekja e hershme e gruas shqiptare dhe vdekja e një gruaje shtatzënë në Gjevgjeli për shkak se dy mjek kanë qenë të alkoolizuar ka ngritur reagime dhe tensione të mëdha në opinionin publik në Maqedoni njofton Zhurnal.

Ekspertët janë të mendimit se mjekët fajtor duhet të marin dënimin e merituar dhe t’ju meret përgjimon licenca e punës për shkak të papërgjegjësisë dhe pakujdesisë ndaj pacientëve.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov don që të ulë reagimet duke formuar komisione për të hetuar rastet tragjike ku humbën jetën dy gra shtatzëna dhe foshnjat e tyre në mitër.
Mirëpo, Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit në të cilën ndërroi jetë një paciente e moshës 38 vjeçe, shtatzënë në muajin e gjashtë informoi dje se pacientja ka ndërruar jetë nga një infeksion i rëndë, transmeton zhurnal.mk

Nga Klinika informuan se gruaja ka pasur një shtatzëni të rrezikshme, ndërsa është pranuar me një fryt të vdekur dhe shenja të rrënda të infeksionit.

Nga Klinika informuan se me pacienten është vepruar sipas të gjitha protokolleve në raste të këtilla me përpjekje maksimale të ekipit kujdestar të gjinekologëve dhe anesteziologëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *