Home / Lajme / Botë / Turqia në zi, numri i të vdekurve rreth 100, te plagosur 245 persona

Turqia në zi, numri i të vdekurve rreth 100, te plagosur 245 persona

11 Tetor – Turqia ka nisur sot tri ditë zie pas dy shpërthimeve më vdekjeprurëse, që lanë të vdekur së paku 100 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.

Turqia ka nisur sot tri ditë zie pas dy shpërthimeve më vdekjeprurëse, që lanë të vdekur së paku 100 persona dhe qindra të tjerë të plagosur. E gjitha ndodhi dje, përderisa njerëzit po mbanin një tubim paqësor në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Sulmi la 245 persona të plagosur, 48 prej tyre ndodhen në gjendje shumë të rëndë. Pamjet televizive treguan skena paniku dhe njerëzit e shtrirë në tokë të mbuluar në gjak, mes parullave protestuese që mbanin në duar.

Qeveria e Turqisë i quajti këto shpërthimet një “akt terrorist” dhe hodhi poshtë me zemërim akuzat se ishte ai shkaktar.
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka deklaruar se 95 persona kanë vdekur në sulmin terrorist në Ankara, 246 janë lënduar ndërsa sipas tij 48 prej tyre gjenden në gjendje kritike. Ai ka thënë se hetimet ende janë duke vazhduar dhe se tani për tani ende nuk dihet kush qëndron prapa sulmit që ka ndodhur gjatë kohës së mbajtjes një marshi protestues kundër dhunës ndaj kurdëve.

“Mjekët edhe më tej po luftojnë për të shpëtuar jetën e 48 qytetarëve tanë që janë rëndë të lënduar, ndërsa lëndime kanë marrë gjithsej 246 njerëz. Për fat të keq jetën e kanë humbur 95 prej tyre”, ka thënë Davutoglu në një konferencë për media.

Sipas tij të lënduarit janë shpërndarë në 29 spitale në Ankara. Më herët kryeministri Davutoglu ka deklaruar se ka dëshmi se sulmin e kanë kryer dy persona me bomba vetëvrasëse.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *