Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha më e shikuara në nivel rajonal (VIDEO)

Tv Koha më e shikuara në nivel rajonal (VIDEO)

Tetovë, 16 Tetor – Pasi që në dy kuartalet e para ishte ndër televizionet më të shikuara jo vetëm në nivel rajonal, por edhe me gjërë, edhe në kuartalin e tretë Tv Koha është Tv më i shikuar në nivel rajonal në reajonin D8 ndryshe regjioni i Kodrës së Diellit. Në këtë regjion 17, 3 përqind e popullatës shikojnë programin e Tv Kohës.

Televizioni Digjital Regjionale Tv Koha vazhdon të jetë Televizion më i shikuar në nivel regjional. Këtë vit Agjencioni për Shëbrime Mediatike audio dhe Audiovizuele, ka filluar me matjet e shikueshmërisë të Radio stacioneve dhe Televizioneve. Pasi që në dy kuartalet e para ishte ndër televizionet më të shikuara jo vetëm në nivel regjional, por edhe me gjërë, edhe në kuartalin e tretë Tv Koha është Tv më i shikuar në nivel regjional në regjionin D 8 ndryshe regjion qe perfshin Tetoven, Gostivarin dhe komunen e Mavroves. Në këtë regjion 17,3 përqind e Popullatës shikojnë programin e Tv Kohës.

Sipas rejtingut më të ri të këtij agjencioni Tv Koha prinë para televizioneve tjera regjionale edhe atë me një përfshirje ditore në shikueshmërinë e përgjithshme me 2,14 përqind, ndërsa Televizionet tjera janë me një përqind. Edhe kësaj radhe më të shikuara janë edicionet informative, me 36 përqind, programet muzikore me 25 përqind, serialet me 10 përqind, dokumentarët me 7 përqind, emisionet argëtuese me 5 përqind. Në nivel nacional, shikueshmëri më të madhe kanë Sitel dhe Kanal 5, transmeton Televizioni Koha.

Televizioni Koha bën pjesë më rajonin D8 që përfshinë teritorin e qytetit të Tetovës, Gostivarit, Mavrovës, dhe një pjesë të Komunës së Kërçovës dhe Dibrës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *