Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha: pergjigje kerkeses se Asanit, Alimit dhe Bushit

Tv Koha: pergjigje kerkeses se Asanit, Alimit dhe Bushit

01 Tetor – Tv Koha është e gatshme në cdo kohë të emitojë demantin tuaj ne lidhje me akuzat e gazetarit Bozhinovski, nëse ju do ta bënit dhe do të ju ofrojë hapësirë mediale për sqarim të këtij rasti nga ana e juaj.

Në lidhje me tekstin e publikuar në disa portale dhe ne web faqen zyrtare të Televizionit Koha me titull “ Bozhinovski: tradhtarët e grupit të Kumanovës, Beqa, Ejupi, Arifi nga Cairi” publikuar me datë 21 Shtator 2015, ka shkaktuar reagim nga personat e lartëpërmendur Bekir Asani,Ejup Alimi, Memet Alimi dhe Nazif Bushi të gjithë me vendbanim nga Shkupi. Ata me një kërkesë me shkrim janë drejtuar deri tek Tv Koha, që administruesi i web faqes të kërkoje falje publike, për të pavërtetat sic thuan ata në lidhje me përmbajtjen e lajmit në fjalë.
Është e vërtetë se Tv Koha ka publikuar këtë lajm në web faqen e saj, mirëpo i njejti nuk është burimi i informacionit dhe nuk është përpilues i lajmit por të njëjtin e ka marë nga një portal tjetër, që mund të shifet në fund të tekstit.
Ky informacion nuk është emituar në edicionet e lajmeve të Tv Koha, por vetëm në portalin e saj.
Duke marrë parasysh etikën gazetareske, ky lajm është larguar nga web faqja e televizionit, kurse administruesi i web faqes shpreh keqardhje për publikimin e këtij lajmi. Tv Koha është e gatshme në cdo kohë të emitojë demantin tuaj ne lidhje me akuzat e gazetarit Bozhinovski, nëse ju do ta bënit dhe do të ju ofrojë hapësirë mediale për sqarim të këtij rasti nga ana e juaj.

Me respekt,

www.tvkoha.tv

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *